Projekti për sportin, Rama premton rregullimin e “Ligjit të Sponsorizimeve”: Ja si është situata me stadiumet e Vlorës, Korçës dhe Durrësit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 16, 2025 | 17:16

Projekti për sportin, Rama premton rregullimin e “Ligjit të Sponsorizimeve”: Ja si është situata me stadiumet e Vlorës, Korçës dhe Durrësit

Kryeministri Edi Rama, prezantoi sot në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” prezantoi vizionin e tij për sportin tha se tre stadiume do të ndërtohen me Partneritet Publik Privat. Bëhet fjalë për stadiumin e Vlorës, Korçës dhe të Durrësit, që tashmë janë në fazën e garave për investitorët.

sdfsdfsddsfdsffs

“Ne kemi çuar përpara tre projektet e reja për stadiumin e Vlorës, Korçës dhe Durrësit që tani janë në fazën e garave për Partnerin Privat, sepse të treja do të zhvillohen me PPP. Ndërkohë ka mbaruar edhe konkursi për stadiumin “Selman Stërmasi”, që po ashtu do zhvillohet me PPP. Dhe ndërkohë kemi filluar procesin për Pallatin e Sportit që duhet të transformohet në një pallat që të jetë në gjendje që presë finale të nivelit më të lartë ndërkombëtar nga pikëpamja e kapacitetit. Besoj që nuk mund të rrimë në vendnumëro vetëm me një pistë atletike si ajo që kemi ndërtuar, por duhet të gjejmë rrugë alternative dhe duhet të krijojmë patjetër hapësirë edhe për atletikën. Është mbretëresha e sporteve”, tha Rama.

Kryeministri po ashtu tha se tashmë është zgjidhur problemi i kampioneve, të cilët nuk do të enden më rrugëve pasi FA kanë ndërtuar një sistem gradash që i kthen ata në sporte. Ai premtoi edhe rritje për buxhetin në Komitetin Olimpik dhe miratimin e Ligjit të Sponsorizimeve.

“Vitin e ardhshëm do ta fillojmë me rritje të buxhetit të Komitetit Olimpike. Mendoj që ka ardhur koha që të ulemi me seriozitet dhe të mbyllim edhe çështjen e Ligjit te Sponsorizimeve. Nuk ka qenë e lehtë për ne nga ana financiare, por sot është e mundur. Më e mira është përpara dhe besoj se kështu është”, deklaroi Rama.

PANORAMASPORT.AL