“Profesor Shehi ka bërë historinë me Tiranën”, Kastrati dhe Qato ndezin klasiken e Shqipërisë: Tre pikët qëndrojnë në Shkodër

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 26, 2026 | 11:54

“Profesor Shehi ka bërë historinë me Tiranën”, Kastrati dhe Qato ndezin klasiken e Shqipërisë: Tre pikët qëndrojnë në Shkodër

Vllaznia do të presë nesër në orën 19:00 Tiranën në klasiken e Shqipërisë. Në prag të duelit që do të luhet në “Loro Boriçi”, dy lojtarë të klubit shkodran kanë dalë në konferencën për shtyp. Bëhet fjalë për liderët Lirim Kastrati dhe Klinti Qato. Të dy futbollistët bashkohen në faktin që Vllaznia merr 3 pikët nesër.kaKastrati: “E kemi studiuar mirë kundërshtarin, jemi gati të gjithë për ndeshjen e nesërme. Gabimet që bëmë në Ballsh, nuk do ti bëjmë nesër. 3 pikët duam ti lemë në Shkodër. Tirana nuk do të ndryshojë shumë në sistemin e lojës, e rëndësishme është që ne të jemi gati dhe ta vazhdojmë me synimin tonë. I lusim tifozët shkodranë të vijnë sa më shumë nesër, për ne lojtarët është thjesht ndeshja e radhës. Ky është futbolli që nuk luhet vetëm në letër, edhe Dinamo ska fituar asnjë ndeshje me Bylisin, nesër ne do marrim 3 pikët. Ishalla na ecën ashtu siç n aka ecur deri tani, unë jap maksimumin, e rëndësishme është të fitojë ekipi. Synimi im është të shënoj ndaj çdo skuadre dhe jo vetëm ndaj Tiranës, por nesër e rëndësishme është fitorja dhe jo kush shënon”, deklaroi Kastrati.

Qato: “E kemi përgatitur mirë ndeshjen, grupi është i plotë se kemi pasur dëmtime dhe virozat e stinës, e dimë sa e rëndësishme është kjo ndeshje për Shkodrën. Kemi kualitetin për ta mbyllur si duhet këtë sezon, kemi mbështetjen nga presidenti, trajneri. Ftojmë tifozët shkodranë që të jetë stadium plot dhe mendoj që dalim fitimtarë nesër. Çdo fushë në Shqipëri është e vështirë për të marrë pikë, jemi të fokusuar maksimalisht, nuk i shohim komponentët nëse janë në vendet e para apo të fundit. Çdo javë kampionati është e rëndësishme për të fituar dhe duhet të kthejmë kokën pas, ne do të luftojmë. Profesor Shehi ka bërë historinë me Tiranën, nuk mund të jap një mendim, ne shohim skuadrën tonë, do shohim çfarë udhëzimesh do të na japë trajneri ynë.Unë kur kam firmosur kam kënduar për çudi këngën “Hajde, hajde dhëndër në Shkodër “ dhe u bë realitet. Vllaznia është ambient i suksesshëm, kam gjetur vetveten këtu dhe mendoj të rri sa më gjatë”, e mbylli ai.

PANORAMASPORT.AL