Presidenti i ri i Teutës, Troplini: Do të jetë ekip pretendent, ja çfarë më bindi për ta marrë drejtimin e tij

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 7, 2025 | 23:45

Presidenti i ri i Teutës, Troplini: Do të jetë ekip pretendent, ja çfarë më bindi për ta marrë drejtimin e tij

Fatos Troplini është presidenti i ri i Teutës. Prezantimi erdhi në konferencë për shtyp ku dhe tha fjalët e tij të para.

Troplini

Çfarë iu bindi të merrnit drejtimin e Teutës? Pasioni për këtë sport. Për ta dërguar përpara, në vitet e arta.

Si do të jetë Teuta e re, çfarë synimesh do të ketë? Teuta do të jetë një ekip pretendent. Synimi ynë është të jemi në renditjet e fillimit, me një punë të mirë.

Keni një premtim për tifozërinë durrsake? Mendoj që për tifozërinë durrsake, t’i rikthejmë në stadium si në vitet e arta të ekipit.

PANORAMASPORT.AL