Po parakalonte një makinë dhe i shpërtheu goma e Lamborghini-t, dalin detaje të reja nga aksidenti tragjik ku humbi jetën Diogo Jota

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 3, 2025 | 11:35

Po parakalonte një makinë dhe i shpërtheu goma e Lamborghini-t, dalin detaje të reja nga aksidenti tragjik ku humbi jetën Diogo Jota

Detaje të reja kanë dalë nga aksidenti tragjik në Spanjë ku humbi jetën ylli i Liverpulit, Diogo Jota dhe vëllai i tij, Andre Silva.skysports-diogo-jota-obit-liverpool_6955989Sipas policisë spanjolle, portugezi po parakalonte një makinë tjetër në autostradën A-52 , pranë rajonit Zamora të Sanabrias, kur goma e Lamborghini-t shpërtheu. Automjeti luksoz ku udhëtonin dy vëllezërit doli nga rruga dhe mori menjëherë flakë.

“Informacioni që kemi deri më tani është se makina, e cila ishte një Lamborghini, u përfshi në një aksident rrugor dhe doli nga rruga për shkak të shpërthimit të një gome gjatë parakalimit”, njoftoi Garda Civile.

Duke shtuar: “Ndodhi në orët e para të mëngjesit, ora lokale 00:30, në komunën e Cernadillës në provincën e Zamorës. Makina u përfshi nga flakët dhe dy personat në të humbën jetën.”

Pyetjes lidhur me identitetin e personave të përfshirë në aksident, Garda Civile iu përgjigj: “Lojtari dhe vëllai i tij, Andre Silva”.

PANORAMASPORT.AL