Pjesë e Teutës së re si drejtor sportiv, Renato Arapi: Jemi pak mbrapa me…
Renato Arapi ka folur si drejtori sportiv i Teutës. Ish-mbrojtësi i njohur foli për të ardhmen dhe si ndihet pas fillimit të kësaj eksperience.

Si ndiheni? Normalisht se ndihem krenar, ndihem shumë mirë. Falenderoj edhe drejtuesit për besimin e dhënë. Ajo që më bëri të rikthehem sigurisht janë edhe ambiciet e projektit që drejtuesit kanë. Shpresoj më të mirën të gjithë së bashku.
Teuta vjen e rinovuar. Si ish-lojtar, i mendoni të realizueshme objektivat që prezantoi presidenti? Ne fillimisht duam të ndërtojmë klub, kur themi klub që nga terrene sportive, që nga hoteli, shkolla e të gjitha me radhë. Do fillojmë edhe riformatimin e akademisë, që është diçka e rëndësishme. Klubi Teuta është klubi që ka më shumë lojtarë në akademi se çdo klub tjetër në Shqipëri. Kështu i duhet dhënë prioritet edhe kësaj gjëje. Normalisht përsa i përket merkatos jemi pak mbrapa sepse kemi filluar më vonë se tjerët. Jemi në lëvizje. Disa lojtarë janë afruar, të tjerë pritet të vijnë shumë shpejt dhe besoj do jemi kompetitivë.
PANORAMASPORT.AL













