Pikantet Vora-Tirana/ Bellai ndjek lojën nga tribuna, festime të veçanta te golat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 20, 2026 | 23:09

Pikantet Vora-Tirana/ Bellai ndjek lojën nga tribuna, festime të veçanta te golat

Trajneri Arjan Bellai edhe pse e ndoqi takimin nga tribuna, ai arriti që të bënte mrekullinë me tre ndërrimet në mesin e pjesës së dytë, të cilat ishin eficientë sepse erdhi dhe presioni vorak nga ku doli dhe goli. 

Foto/ A. Dushku

Foto/ A. Dushku

– Ai ishte në karriget e rreshtit të parë të tribunës qëndrore dhe komunikonte shpesh herë e me zëvendëstrajnerin Eldiano Topi, duke qenë pranë tij edhe lojtari tjetër i pezulluar Enis Fazllagiç për kartonë.

– Trajneri Ardian Nuhiji ishte më komod pasi e drejtonte ekipin në fushë dhe disa herë kërkonte më shumë rendiment nga kapiteni Xhixha për ta tërhequr skuadrën përpara. Vetëm një rast Nuhiu kërkoi, që lojtari Kleandro Lleshi të merrte udhëzime te veshi, kjo në minutën e 57-të, kur Tirana kishte kaluar në epërsi.

– Stadiumi ri ka krijuar kushte të favorshme si personelin “vip” po ashtu edhe për Tifozët. Presidenti Tiranës ka preferuar të mos qëndrojë pranë presidentit të Vorës, por të jetë në kahun e tifozëve bardhe blutë tribunës. Stadiumi kishte gjithsej afro 4 mijë tifoz, ku pothuajse ishin të barabartë në numër tifoët kundërshtarë.

Rreth 200 “fanatics” ishin vendosur në cepin e tribunës përballë, ndërsa rreth 150 tifozë ultras të Vorës ishin vendosur në cepin e tribunës veriore. Të tjerë ishin shpërndarë në të gjitha tribunat. Dihet që në Vorë ka shumë tifozë të Tiranës madje edhe të grupi mit “Fanatics”, por ato ishin të bashkuar dhe bënë tifo për skuadrën e tyre. Tifozët e Tiranës ishin pajisur me sirena alarmi, ndërsa tifozët e Vorës bënë dy shpërthime me kapsolla.

– Shiriti i kapitenit ka ndërruar duart te të dyja skuadrat. Në start e nisën Xhixha për Tiranën dhe Tabaku për Vorën, por pas ndërrimit të tyre shiriti kapitenit kaluan tek Barjamaj te Vora dhe Haxhiut te Tirana.

– Fatmir Prengaj te Vora dhe Rimal Haxhiu tek Tirana që në kontaktin e parë me topin ishin shumë pranë golit. Prengaj në të 75-sën dhe Haxhiu në të 70-tën. Golat, autorët të festojnë ndryshe

– Goli shënuar nga Ndong, bëri që lojtari të shkonte ta kalonte këtë moment festimi së bashkua me “Fanatics”-at duke vrapuar pranë tyre. Ndërsa tjetër model ndodhi me 20-vjeçarin nigerian të Vorës, Adeloye Folahan, duke festuar me Ruzgis për t’i dhënë forcë dhe zemër se edhe ai do të arrijë të gjejë vetveten, pas atij ngërçi gjatë lojës.

– Në minutën e 86-të pati një acarim të zëvendës trajnerit të Vorës, Eldiano Topi që sipas tij, për një vendim të padrejtë të anësorit Jetmir Podgorica ju drejtua delegatit të ndeshjes Ilirjan File dhe vëzhguesit Ervis Peza.

– Në Vorë u fikën dritat për 10 minuta nga fillimi i pjesës së dytë transmetimi televiziv i ndeshjes u bë nëpërmjet gjeneratorit.

PANORAMASPORT.AL