PIKANTET/ “Vllaznit” largojnë skuadrën e tyre, Gudiabi përplaset me Latën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 18, 2026 | 11:56

PIKANTET/ “Vllaznit” largojnë skuadrën e tyre, Gudiabi përplaset me Latën

Dinamo mori një fitore të madhe ndaj Vllaznisë në mbrëmjen e së shtunës, duke i dhënë shkodranëve një goditje të rëndë në garën për titullin kampion. Megjithëse pritej një interes i lartë, në stadium nuk kishte shumë tifozë, megjithatë nuk munguan momentet pikante si në tribuna, ashtu edhe në fushë apo jashtë stadiumit.

gfhj

– Të shumtë ishin tifozët e Vllaznisë që kishin udhëtuar nga Shkodra në drejtim të Tiranës për të ndjekur takimin.

– Ndryshe nga finalja e Kupës ku ishte një numër i konsiderueshëm i tifozëve të Dinamos, në këtë përballje kishte pak tifozë blu.

– Atmosfera nga tifozët e Vllaznisë nisi disa orë para ndeshjes të cilët kishin mbushur lokalet rreth e qark stadiumit.

– Edhe pse ndeshja luhej në kryeqytet dhe në stadiumin ku Dinamo e ka pasur shtëpi, të shtunën ishte Vllaznia ekipi pritës.

– Trajneri i Dinamos, Ilir Daja ishte i dënuar nga Komisioni i Disiplinës dhe për këtë, kishte preferuar që të ndiqte ndeshjen nga “Sky Box” i stadiumit, duke mos u shfaqur në tribunë.

– Të pranishëm për të ndjekur takimin, ishin edhe disa presidentë të tjerë të Superiore. Presidenti i Skënderbeut, Ardian Takaj zgjodhi të ulej në tribunën e medias për të ndjekur takimin.

– “Vllaznit Ultras” hapin një banderolë në tribunën pasi porte ku shprehnin mbështetje për skuadrën e tyre. “11 vet në fushë, e tan Shkodra mas jush! Hini si luftar, e delni fitus”, shkruhej në banderolën e hapur pas porte.

– Sulmuesin Bekim Balaj e tradhëtojnë nervat në fund të takimit dhe pas golit të dytë, duket i acaruar me Renaldo Kalarin. Tensioni mes tyre vazhdon edhe me përfundimin e ndeshjes, por lojtarët dhe stafet ndërhyjnë duke shmangur një konflikt fizik.

– Të zhgënjyer me skuadrën e tyre, tifozët e Vllaznisë largojnë ekipin nga fusha me brohoritjet “turp, turp, turp”.

– Bernard Berisha pëson një ndërhyrje nga Melos Bajrami i cili largohet me karton të kuq. Disa tifozë të Vllaznisë në tribunën qendrore shajnë sulmuesin e Dinamos, por ky i fundit kthehet duke iu folur për t’i qetësuar.

– Gjatë një aksioni të Vllaznisë, kryesori Florian Lata i zë rrugën mesfushorit të Dinamos, Gudiabi duke e penguar në aksion. Pak sekonda më vonë, arbitrii kërkon falje dhe shkëmbejnë një përqafi m së bashku.

– Malomo shënon golin e parë për Dinamon duke e kaluar në avantazh, por mesfushori preferon të mos e festojë golin e realizuar. Ky qëndrim i tij, solli edhe konfuzion te tifozët të cilët nuk po e kuptonin se çfarë ka ndodhur.

PANORAMASPORT.AL