Pikantet në “Air Albania”/ Tension në fushë, takim miqësor mes dy strategëve Josa dhe Ilir Daja
Dinamo dhe Bylisi zhvilluan të shtunën ndeshjen e tretë të fazës së tretë, aty ku dy skuadrat ndanë nga një pikë. Veç rasteve e ndeshjes së luftuar në fushë, edhe jashtë saj kishte momente shumë interesante të cilat “Panorama Sport” i sjell për lexuesit.

– Në stadium kishte shumë pak tifozë. Pavarësisht se ndeshja u luajt në orar të përshtatshëm dhe kushtet atmosferike ishin relativisht të mira, tifozët nuk kishin preferuar të ndiqnin takimin në stadium.
– Në tribunën VIP ishte Aliji duke ndjekur nga afër skuadrën e tij, teksa pritet të rikthehet së shpejti në fushë për Dinamon.
– Kjo ishte ndeshja e katërt radhazi për Dinamon që nuk shënon gol.
– Të dyja skuadrat vijnë nga një moment i vështirë, ku përveç fitoreve që kanë marrë në Kupën e Shqipërisë, ende nuk kanë marrë asnjë fitore në kampionat për vitin 2026.
– Në stol te Dinamo ishin dy futbollistët Mustafa dhe Malomo, të cilët vetëm një ditë para ndeshjes u federuan pasi më parë ishin lojtarë të Bylisit. Në më pak se 24 orë, ata morën petkun e ish-it në këtë takim.
– Koma hyn në fushë në pjesën e dytë në vend të Guindos dhe shënon, por gjyqtari e anulon pasi topi kishte dalë jashtë para krosimit. Ndërkohë, ky do të ishte edhe goli i parë sezonal i Komas.
– Presidenti i Bylisit, Besnik Kapllanaj qëndron pranë skuadrës deri në momentet e fundit para nisjes së takimit e më pas ngjitet në tribunë. Në pushimin mes pjesëve, Kapllanaj zbret sërish në fushë.
– Tribuna e tifozëve të Bylisit ishte e boshatisur dhe ato pak tifozë që ishin për të mbështetur skuadrën, ishin ulur në tribunën kryesore.
– Ndeshje e tensionuar në fushë. Shpesh herë është dashur ndërhyrja e gjyqtarit për të qetësuar lojtarët, ndërkohë që në tribunë ishte një situatë relativisht e qetë pa probleme.
– Ismaili ka një përplasje me Peraltën, me këtë të fundit që e godet mbrojtësin dy herë por gjyqtari e kalon me një të verdhë për lojtarin e Bylisit, edhe pse vendësit kishin pretendime për më shumë.
– Trajneri Daja dhe Josa përqafohen në mënyrë shumë të ngrohtë para ndeshjes, duke treguar respekt maksimal për njëri-tjetrin.
ERJON ALLARAJ-PANORAMASPORT.AL













