PIKANTET / Moment i çuditshëm pas barazimit të Egnatias, Aleksi u kërkon falje lojtarëve të Tiranës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 13, 2026 | 22:27

PIKANTET / Moment i çuditshëm pas barazimit të Egnatias, Aleksi u kërkon falje lojtarëve të Tiranës

Përtej golave dhe episodeve të diskutueshme, sfida mes Tiranës dhe Egnatias prodhoi edhe shumë momente interesante që i dhanë më shumë “ngjyrë” këtij dueli. Nga përplasjet në fushë, te reagimet në stol dhe detajet nga tribunat, ndeshja ofroi jo pak histori për t’u veçuar.

tirana

-Halili-Buriç përplasje për një faull para golit të barazimit të Egnatias.

-Pas penalltisë së shënuar Xhixha ka një dedikim, duke bërë me shenjë nga tribuna kryesore.

-Penalltinë nisi ta godiste në fillim Rafael, por më pas qe Xhixha ai që ekzekutoi 11- metërshin. Sulmuesi bardheblu vazhdon të luajë me gjilpëra dhe sërish ka dhimbje.

-Albano Aleksi kërkon falje te mbrojtja e Tiranës pas golit të barazimit të Egnatias. Buriç shkaktoi faull, por nuk u dha nga gjyqtari dhe në vazhdim aksionit u shënua gol. Kapiteni i Egnatias i dha dorën dy mbrojtësve.

-Pas golit të barazimit të Egnatias, Shehi heq xhaketën dhe nis drejtimin manual të skuadrës.

-Rreth 2000 tifozë ishin të pranishëm në sfidën e djeshme mes Egnatias dhe Tiranës në “Selman Stërmasi”.

-Xhixha është kthyer lideri i kësaj Tirane, ndërsa merr ovacione kur del nga fusha e lojës.

-Trajneri Edlir Tetova e ndoqi sfidën në tribunën e “Selman Stërmasit” së bashku me drejtorin Klajdi Zenelaj. Më pas të gjithë të dënuarit dhe presidenti Agim Demrozi shkojnë në dhomat e zhveshjeve.

-Në stadium mungonte presidenti Refik Halili, por ishte i pranishëm prefekti i Tiranës, Shkëlqim Hajdari.

-Për Tiranën fitorja e dytë në kampionat ndaj Egnatias pas asaj të fazës së tretë.

PANORAMASPORT.AL