PIKANTET E VORA-FLAMURTARI/ Futbollisti dëmtohet te kamera, Trashin e ngacmojnë si “morr i kuq”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 2, 2026 | 12:11

PIKANTET E VORA-FLAMURTARI/ Futbollisti dëmtohet te kamera, Trashin e ngacmojnë si “morr i kuq”

Më poshtë lexoni pikantet e ndeshjes Vora-FLamurtari

vora

SPEKTATORËT – Të pranishëm në stadiumin e Vorës ishin gjithsej rreth 2500 tifozë vorakë, themi vorakë, pasi në tribunën e tifozëve ultras nuk kishte asnjë tifoz të Flamurtarit përveç tre policëve që “ruanin” karriget bosh të këtij sektori. Ndërsa ultras Vora kanë qenë më të pakët në numër rreth 150 vetë por që kanë mbajtur gjallë entuziaznim dhe brohoritjet për ekipin e tyre. Si gjithmonë parullat ishin “Ultras Vora” dhe “Xhaja jon” është fjala për presidentin e Vorës Albert Xhabafti që e thërrasin me nofkën “Xhaja”.

TRAJNERËT – Dy trajnerët e kanë ndjekur takimin në këmbë pothuajse gjatë gjithë lojës dhe me duart e lidhura kryq. Pa rënë bilbili i fillimit të ndeshjes trajneri Bellai thërret Zunën, duke i dhënë udhëzimet se cilin prej lojtarëve duhej të bënte kujdes. Ndërsa italiani përqendrohej te Gomes Urbanez dhe Vega që kishin peshën më të madhe të sulmuesve të Vorës.

PRESIDENTËT – Presidenti Vorës e ka ndjekur në radhët e para të karrigeve te tribuna VIP së bashku me disa lojtarë të Vorës që nuk luanin. Ndërsa Sinan Idrizi e ka ndjekur së bashku stafin vlonjat si drejtori sportiv Ferko. Të dy presidentët në pushim kanë zbritur në dhomat e zhveshjes për të dhënë udhëzime lojtarëve e trajnerëve.

VORA ME MUNGESA – Shkëlzen Ruçi, Xhuljo Tabaku që të dy të pezulluar për kartonë, ndërsa Françesko Hasaj, Bernard Karrica dhe Renaldo Torraj, si lojtarë të dëmtuar, gjithashtu Orgito Ruçi që ende nuk është në planet e Bellait për t’u aktivizuar. Që të gjithë këto lojtarë e kanë ndjekur takimin pranë presidentit Xhabafti.

LORENC TRASHI – Në minutën e 23-të, gjatë një tentative për të larguar një top, godet fuqishëm e topi shkon në tribunë VIP ku qëllon një tifoz nga Vora dhe i kthehet “O Trashi o morr i kuq” me shaka.

“TELEF” NË STËRVITJE – 4 lojtarë të Vorës e pikërisht Ruzgis, Sefa, Marinaj e Prengaj, dalin në nxehje 4 minuta para mbarimit të pjesës së parë e vijojnë të njëjtën gjë edhe gjatë pjesës së dytë, derisa u aktivizuan në lojë Ruzgis e Prangaj, ndërsa uli në stol Marinaj dhe Sefa.

DËMTIMI I KASALLËS ME PLATFORMËN E KAMERËS – Në minutën e 48-të, kur Kasalla ishte brenda zonës pranë vijës fundore në tentativë për të rrëmbyer një top rrëzohet dhe shkon e përplase me platformën e kamerës së instaluar pranë portës dhe dëmtohet, por loja vazhdon duke qenë se ishte jashtë vijës fundore e më pas kërkohet ndihma mjekësore për të. Më pas Kasalla kur arrin në mesfushë për t’u rifutur në lojë sheh plagën e marrë nga goditja e platformës duke ulur pak mbathjet nga prapa.

ABDULLA DUSHKU – PANORAMASPORT.AL