Pikantet e Partizani-Egnatia/ Donte të godiste vetë, Eleke bën “xixa” me stolin për penalltinë (E PLOTË)
“Panorama Sport” ju sjell disa nga mo mentet pikante të ndeshjes mes Partizanit dhe Egnatias, e luajtur të shtunën dhe e fituar nga të kuqtë me penalltinë e shndërruar në gol nga Albers Keko.
* Asnjë betejë e së dielës përballë kampionëve në fuqi dhe e rivalëve më të fortë të viteve të fundit, nuk i bind tifozët e kuq të ndjekin ndeshjen në stadium. Në “Arenën e Demave” nuk ishin më shumë se 700 të pranishëm, një shifër e papërfillshme, por e bërë e zakonshme tashmë për një klub si Partizani.
* Në minutën e 60-të, Partizani fiton penallti me Koten, teksa përsëritet sërish episodi i mosmarrëveshjes për gjuajtësin e 11-metërshit. Eleke merr topin fillimisht, por më pas nga stoli vjen sinjali se duhet ta gjuajë Keko. Nigeriani nuk e pret mirë dhe bën me shenjë nga pankina, si për të kërkuar llogari. Duhet ndërhyrja e Domgjonit, e Bintsukës dhe e Mehmetit për të qetësuar situatën.
* Një flamur brazilian, baneri me foton e të ndjerit Duamena dhe një logo e Egnatias janë të vendosura në tribunën mike, ku nuk ndodhen më shumë se 20 vetë.
* Në të 31-ën Qirkos i zgjidhen këpucët dhe loja duhet të ndalojë. Për të mos humbur kohë, Bytyçi asiston shokun e ekipit, që me doreza të vëna, e ka të pamundur të operojë.
* Në fund të pjesës së parë ka frikë për Mehmetin dhe Lushkjen, që mbeten të dëmtuar pas një përplasjeje në një duel ajror. Pas ndërhyrjes së dy stafeve, gjithçka kalon pa pasoja.
* Nuk mungojnë as në këtë ndeshje tifozët e huaj, që ndryshe nga shqiptarët, të cilët tradicionalisht preferojnë farat e zeza, shijojnë këtë ndeshje me birra, që pasojnë njëratjetrën deri në fund.
* Në minutat shtesë të pjesës së parë ka një episod në pjesën fundorë të tribunës kryesore të tifozëve të Partizanit. Një nga tifozët proteston ashpër ndaj gjyqtarit anësor, teksa loja ndalet për pak çaste, pasi duket sikur tentohet edhe hyrja në fushë. Në fund forcat e sigurisë qetësojnë gjithçka dhe episodi izolohet.
* Dielli bëhet pengesë për tifozët e kuq në tribunën kryesore. Pjesë e mirë e tyre ngjiten në pjesën e sipërme të stadiumit, ku mbulesa e tribunës krijon një hije në formë shiriti.
* Në minutën e 60-të, Partizani fiton penallti me Koten, teksa përsëritet sërish episodi i mosmarrëveshjes për gjuajtësin e 11-metërshit. Eleke merr topin fillimisht, por më pas nga stoli vjen sinjali se duhet ta gjuajë Keko. Nigeriani nuk e pret mirë dhe bën me shenjë nga pankina, si për të kërkuar llogari. Duhet ndërhyrja e Domgjonit, e Bintsukës dhe e Mehmetit për të qetësuar situatën.
* Një ndërhyrje e Lushkjes ndaj Kekos ndez stolin e Partizanit dhe tribunën kryesore. Ka protesta të të kuqve, me Kasën, që shkon të sqarohet me stolin e kuq. Aleksi ndërhyn dhe e shtyn të kthehet në fushë, me sulmuesin, që nuk e kundërshton.
* Në të 83-ën Partizani merr një tjetër goditje sa u përket dëmtimeve, por edhe lojës. Domgjoni pëson një dëmtim dhe del duke çaluar nga fusha, me të kuqtë që kanë konsumuar numrin e zëvendësimeve. Domgjoni sakrifikon dhe qëndron në fushë duke çaluar deri në fund.
* Hamiti jep 4 minuta shtesë në fundin e ndeshjes, çka tërbon Tetovën dhe stolin rrogozhinas, që kërkonin më shumë rikuperim kohe për shkak të ndalesave të shumta.
DENIS LALA-PANORAMASPORT.AL













