Pikantet e Flamurtari-Vora/ Idrizi me miq, zëvendëspresidenti i FSHF-së larg tribunës

– Sinan Idrizi e ka ndjekur ndeshjen i shoqëruar nga homologu i tij të Vorës. Kreu i klubit vlonjat kishte përkrah deputetin Bledi Çuçi, ish nën kryetarin e Bashkisë, Klevis Kaso. Aty pranë edhe Kreshnik Çipi, Vasil Ruci dhe Rrapo Taho.
– Numri dy i Federatës Shqiptare të Futbollit, Geri Çipi ndjek ndeshjen FlamurtariVora. Çipi preferoi ta ndjekë ndeshjen ne rreshtin e dytë.
– Në krahasim me ndeshjet e mëparshme, kishte më pak tifozë. Rreth 800 tifozë të rritur ndoqën takimin. Në sy të binin edhe shumë fëmijë.
– Nuk mungojnë tifozët e huaj. Të ardhur në fundjavë për të kaluar pushimet, ata kanë preferuar të ndjekin edhe një ndeshje futbolli.
-Denis Pjeshka rikthehet si kapiten me kohë të plotë. Në ndeshjen me Vorën ka marrë minuta të plota.
– Trajneri Bellai komunikon shpesh gjatë ndeshje me portierin Harizaj.
– Portieri i Flamurtarit, Aleksovski ishte lojtari me më shumë minuta në ndeshjen me Vorën. Ai i kaloi 3 mijë minuta aktivizim.
ERMAL SIKA-PANORAMASPORT.AL













