Pikantet e Flamurtari-Tirana/ Koreografi e flakadanë, tifozët pankartë kundër drejtorit
Sfida mes Flamurtarit dhe Tiranës u mbyll në barazim 1-1, ku veç tensionit në fushë, skuadrat nuk arritën të dilnin me më shumë se 1 pikë. Ndërkohë, si ne tribunë, ashtu edhe në fushë kishte situata të ndryshme dhe momente interesante.

– Në stadiumin “Flamurtari” kishte një numër të konsiderueshëm tifozësh.
– Të dyja tifozëritë kishin planifikuar koreografi me flakadanë dhe tymuese
– Në tribunën përballë, hapet një pankartë kundër Artim Pollozhanit, drejtorit sportiv të Flamurtarit.
– Tirana për rekord. Bardheblutë marrin 3 kartonë të verdhë për protesta dhe sjellje antisportive.
– Protesta pas golit të Flamurtarit. Lojtarët e Tiranës rrethojnë Laver Allën, i cili nxjerr dhe një karton të verdhë.
– Fusha dukej mirë në pjesën e parë, por në të dytën u rëndua goxha për shkak të reshjeve të dendura të shiut.
– Në fushë ka tension të vazhdueshëm mes futbollistëve, të cilët nuk kursejnë as kontaktet fizike me njëri-tjetrin.
– Situatë e çuditshme me vonesat e lojës. Fillimisht janë vendësit që vonojnë aksionet e më pas e njëjta gjë ndodh nga bardheblutë.
ERMAL SIKA-PANORAMASPORT.AL













