Pikantet e Flamurtari-Bylisi/ Idrizi urdhëron aktivizimin e Lushajt, mjekët dalin “kushërinj”

-Ndeshja nisi me 4 minuta vonesë. Sfida Flamurtari-Bylis startoi në orën 17:04 minuta. -8 ndeshje pa tifozë. Nga dje Flamurtari nisi dënimin e Disiplinës. Por tifozët kishin zgjedhur të hipnin në taracat e pallateve pranë stadiumit. Ultrasit e “Flota Kuqezi mbështeten prej andej skuadrës me valvitjen e flamujve dhe brohoritje.
-Sipas protokollit dhe rregullores kur dënohet fusha, dje kishte vetëm disa personalitete të përzgjedhura në stadium. Presidenti Sinan Idrizi kishte në krahë e djathtë homologun e tij, Besnik Kapllanaj, ndërsa në të majtin Kreshnik Çipin dhe Vasil Rucin.
– Denis Pjeshka rikthehet si kapiten i Flamurtarit. Shkodrani ka lënë tashmë pas dëmtimin.
-Kapitenit të Flamurtarit, Denisit, dje i kishte ardhur edhe vëllai i tij, Paulo por që qëndroi në stol. Për Paulon ishte një rikthim në Vlorë, ku pak kohë më parë ishte pjesë e kuqezinjve.
-Rikthim në shtëpi ishte edhe për Arlind Rustemin. Ish-futbollisti vlonjat, tashmë është zëendëstrajner i Bylisit.
-Tri Markët…Herald Marku te Flamurtari dhe Aurel Marku te Bylis u aktivizuan si tutullarë. Ndërsa Petro Marku ishte në stol. -Bylisi ka preferuar vetëm dy shqiptarë si titullarë për këtë ndeshje. Kapitenin Aurel Marku dhe Fabian Përndrecën.
-Fizioterapistët e Flamurtarit dhe Bylisit “kushërinjë”. Amarildon e Flamurtarit dhe Arsidin e Bylisit i bashkonte profesioni, por edhe mbiemri.
-Pas golit të parë, të Urbaez, futbollistët vlonjatë nuk festojnë shumë.
– Për Urbaez ishte goli parë me fanellën e Flamurtarit, ndërsa për Herald Markun i treti.
– Pas anulimit nga VAR të penalltisë në favor të Bylisit, futbollistët vlonjatë duartrokasin.
– Aleksovski ishte thuajse spektator në këtë ndeshje.
– Sinan Idrizi rreth minutës së 85- të, i flet nga tribuna stafit teknik. “Fusnin Lushajn në fushë. Çfarë bëni? Një vlonjat kemi dhe nuk e aktivizoni”. Mbas 3 minutash i riu vlonjat hyri në fushën e lojës.
– Pas ndeshjes trajneri Francesko Moriero ma marrë frymë lirisht. Ai është uruar nga drejtuesit për fitoren, ndërsa është parë duke konsumuar cigare.
ERMAL SIKA-PANORAMASPORT.AL













