Pikantet e Elbasani-Partizani/ Arbitri ndërpret ndeshjen, Guranjaku bisedon me dy lojtarë nga “demat” për penalltinë
Çerekfinalja e parë e Kupës mes Elbasanit dhe Partizanit u shndërrua në një përballje të nxehtë jo vetëm në fushë, por edhe jashtë saj. Penalltia e akorduar në fund, kartonët e kuq dhe protestat e tifozëve vendas krijuan një atmosferë plot tension dhe ankth, ku shënjestra kryesore u bë trajneri i Partizanit, Oltijon Kërnaja. Pikantet e ndeshjes sipas “Panorama Sport”.

-Ultrasit e Elbasanit nuk e ndjekin skuadrën në kupë, duke lënë sektorin bosh, ndërsa nuk munguan ultrasit e kuq dhe tifozët që erdhën edhe nga jashtë vendit, kryesisht nga Greqia.
-Në minutat 29-32, gjyqtari ndaloi ndeshjen për fyerjet kundër Kërnajës, ndërhyrja e kapitenit Arsen Kasa dhe paralajmërimi me altoparlant nuk e qetësuan situatën.
-Në fund të pjesës së parë, Gvozdenoviç dhe Kërnaja kërkuan sqarime tek arbitri për një vendim gjatë një goditjeje dënimi për Elbasanin.
-Penalltia e akorduar në minutat shtesë ndezi tension maksimal: pankinat protestuan për VAR dhe kartonë të kuq, ndërsa tifozët dhe lojtarët shpërthyen në ankth dhe britma.
-Pas ndeshjes, Kërnaja u shënjestrua nga tifozët dhe u ndihmua nga stjuartët dhe policia për të dalë nga stadiumi. Arbitrat u larguan po ashtu nën mbrojtje të policisë.
-Drejtori sportiv i Elbasanit, Elton Guranjaku, u pa duke biseduar me Valentino Muratajn dhe Xhuliano Skukën për penalltinë vendimtare dhe për atë që prodhoi ndeshja.
VLADIMIR MEMA-PANORAMASPORT.AL













