PIKANTET E DINAMO-EGNATIA/ Prezent stafi i Kombëtares, Daja: Fajin e ka Jareci që sjell këta…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 4, 2026 | 21:01

PIKANTET E DINAMO-EGNATIA/ Prezent stafi i Kombëtares, Daja: Fajin e ka Jareci që sjell këta…

Pasditja e së shtunës solli të gjitha ndeshjet e javës së 34-t të Superiores, aty ku nuk munguan rezultatet surprizë. Dinamo fitoi ndaj Egnatias në “Air Albania”, në një ndeshje që kishte thuajse gjithçka, teksa kishte edhe disa momente interesante.

doriva

– Zv.trajneri i Kombëtares, Doriva zgjedh të ndjekë nga afër këtë takim, ku duket se e ardhmja e tyre mund të jetë Shqipëria.

– Numër i ulët i tifozëve në stadium. Nga tifozët që ishin prezentë, shumë prej tyre ishin turistë që kishin zgjedhur të kalonin fundjavën në Tiranë, duke ndjekur edhe ndeshjen.

– Malomo shënon dy gola për skuadrën e tij, duke u bërë kështu një nga golashënuesit më të mirë në skuadër edhe pse u transferua në janar.

– Trajneri Daja irritohet me kryesorin Hamiti për një faull në hyrje të zonës. “E ka fajin Jareci që ka sjellë këta”, i drejtohet pankinës.

– Daja i kërkon llogari disa herë të katërtit Olti Çela për vendimet e kryesorit, por ky i fundit mundohet të qetësojë situatën.

– Në tribunë pas pankinës së Egnatias, ishte i ulur trajneri Edlir Tetova i cili disa herë mundohej t’i jepte instruksione Brahjës.

– Në pushimin mes pjesëve, presidenti i Egnatias, Agrim Demrozi largohet nga tribuna dhe zbret në dhomat e zhveshjes.

– Në tribunën VIP, kishte disa lojtarë nga të dyja skuadrat, të cilët mungojnë për shkak të ndëshkimeve dhe dëmtimeve.

– Aleksi ndëshkohet me karton të kuq, teksa Hamiti i bën shenjën me dorë që “po flet shumë”, duke dhënë sinjal se ka dëgjuar ofendime.

– Glen Daja ka ndjekur takimin nga tribuna së bashku me Engert Bakallin, duke qenë se është i dënuar nga Disiplina.

– Pas vërshëllimës së gjyqtarit, skuadra dinamovite afrohet pranë tifozerisë në tribunën përballë, duke përshëndetur tifozët.

– Pas përfundimit të takimit, trajneri Ilir Daja qëndron në mesfushë me Pinarin dhe stafin e tij duke diskutuar për disa minuta.

ERJON ALLARAJ – PANORAMASPORT.AL