Pikantet e Dinamo-Bylis/ Gjyqtarët irritojnë tifozerinë, blutë dhe Tirana ndajnë reklamat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 22, 2025 | 12:39

Pikantet e Dinamo-Bylis/ Gjyqtarët irritojnë tifozerinë, blutë dhe Tirana ndajnë reklamat

Dinamo dhe Bylisi ndan nga një pikë në “Selman Stërmasi”, në ndeshjen e vlefshme për javën e katërt të Superiores. Rastet e kartonët nuk munguan, ashtu siç nuk munguan polemikat e momentet pikante nga takimi.DFGGHDinamo rikthehet të luajë në “Selman Stërmasi” pas një mungese të gjatë, megjithatë nuk arrin të gëzojë tifozët blu, që largohen me vetëm një barazim nga kjo sfidë. Në krahun e djathtë pas porte, hapësira është dedikuar për reklamat e Dinamos, në krahun tjetër për klubin e Tiranës që ka vendosur personalizuar historinë e klubit dhe trofetë e fituar.

Në tribunën “VIP”, ishin ulur përkrah njëri-tjetrit dy presidentët, Ardian Bardhi dhe Besnik Kapllanaj, teksa ishin edhe shoqëruesit e tyre. Bylisi e nisi ndeshjen me 8 të huaj si titullarë dhe 3 shqiptarë, teksa në stolin rezervë ishin 5 të huaj dhe 5 shqiptarë.

Gjyqtari i katërt ka shpesh herë shqetësimin e Glen Dajës që del nga pankina për të dhënë udhëzime dhe Alla deyrohet ta kthejë në stol. Pakënaqësi nga vendasit për gjykimin ku deri në minutën e 24, ka disa faulle nga Bylisi por mungojnë kartonët.

“Hë mo, i ke lënë në shtëpi”, ironizojnë nga tribuna për Shahinin.Në minutën e 24′, Shahini ndërpret ndeshjen për shkak të temperaturave të larta në mënyrë që lojtarët të freskohen. Interes i lartë për ndeshjen në “Selman Stërmasi”, ndryshe nga ndeshjet në Elbasan. Tribuna qendrore ishte e mbushur, teksa përballë kishte rreth 300 tifozë dinamovitë, me “Blue Boys” që herë pas here mbështesnin skuadrën. Tifozët të pakënaqur me lojën e skuadrës, i kërkojnë Dajës zëvendësime.

Kur po bëhej gati të hynte Farruku, një tifoz revoltohet duke i thënë “Po ça do bëjë ky tani mo, edhe 5 minuta janë. Më mirë mos e fut fare”. Vetëm pak sekonda më vonë, dëmtimi i Maliqit bën që Farruku të ulej në stol sërish dhe në lojë hyn Meksi. Dy herë u kthyen zëvendësimet pasi ishin gati të kryheshin. I pari ishte Oliveira që po merrte udhëzimet e fundit, por kartoni i kuq i ndryshoi planin Josës, teksa i dyti ishte Farruku që u ul sërish për shkak të dëmtimit të Maliqit.

PANORAMASPORT.AL