“Peshku qelbet nga koka”, komenti i ish-mesfushorit të Kombëtares për Elbasanin: Po në drejtim do të ketë ndonjë përforcim?
Elbasani filloi punën për sezonin e ri me rinovimin e trajnerit Ivan Gvozdenoviç. Tashmë po planifikohen goditjet e para, ndërsa janë përfolur edhe emra të bujshëm.

“Panorama Sport” i kushtoi më parë një artikull Armando Sadikut, i cili shikohet si objektiv për Elbasanin. Klodian Duro, ish-lojtar i Kombëtares, e ka komentuar në rrjetet sociale.
“Po në drejtim do të ketë ndonjë përforcim Elbasani? A po shohin ndonjë ëndërr për drejtor sportiv, trajner? Se peshku qelbet nga koka jo nga bishti. Forca Elbasani. Para Tigrat Verdheblu”, shkruan Klodian Duro.
Ish-mesfushori i lindur në Elbasan e nisi karrierën pikërisht te verdheblutë. Për herë të fundit ishte trajner i Gjilanit ku e mbylli në verën e vitit 2023.

PANORAMASPORT.AL













