Përgatitjet për Tiranën, një afrim provohet titullar te Dinamo

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 6, 2026 | 23:06

Përgatitjet për Tiranën, një afrim provohet titullar te Dinamo

Dinamo prej ditësh ka nisur nga puna për derbin ndaj Tiranës, që ndryshe nga dy ndeshjet e kaluara, Tirana është për momentin në formë më të mirë, të paktën nga rezultatet. Megjithatë, pozicionet në klasifikim e bëjnë Dinamon të jetë sërish skuadra favorite në këtë takim, duke parë gjithashtu edhe nevojën që blutë kanë tashmë për pikë dhe për të shënuar.

DINAMO

Daja nuk pritet të bëjë ndryshime të mëdha në formacion, megjithatë gjatë ditëve të fundit, ka provuar për të aktivizuar nga minuta e parë, mesfushorin Malomo.

Nigeriani i afruar nga Bylisi gjatë merkatos së janarit, mori disa minuta edhe në fundjavë ndaj ish-skuadrës së tij dhe pritet që edhe nesër ndaj Tiranës, të ketë hapësirë dhe ndoshta mund ta nisë nga minuta e parë. Nga ana tjetër, Mustafa ende nuk ka debutuar dhe me shumë gjasa, në derbi do të ketë minutat e para por nga stoli pasi Guindo vazhdon të ketë besimin e trajnerit Daja.

PANORAMASPORT.AL