Partizani zbret në fushë pa trajner, mësoni ku mund ta shikoni ndeshjen drejtpërdrejt
Vora dhe Partizani do të masin forcat prej orës 17:00. Ky takim miqësor është rezervuar në Vorë, ndërsa edhe me shumë gjasa do të mbyllë përfundimisht sezonin për të dyja skuadrat.

Partizani ka vendosur ta transmetojë ndeshjen drejtpërdrejt në kanalin e tij, “Partizani Channel”. Ky takim ndërkohë i vendos të kuqtë përballë ekipit të Arjan Bellajt, që po ashtu ka pësuar ndryshime.
Partizani do të futet në fushë pa disa lojtarë titullarë dhe më e rëndësishmja, pa trajner të konfirmuar. Ekipi me shumë gjasa do të drejtohet nga Realf Zhivanaj, ndërsa edhe Fatjon Muhameti mund të jetë pjesë e stafit si trajner i U-19.
Kujtojmë se kampionati u mbyll me zhgënjim për Partizanin. Ndryshe Vora, që gëzoi qëndrimin në elitë.
PANORAMASPORT.AL













