Partizani rikthehet në fushë, pret pretendentët për Superioren në stadiumin “Arena e Demave”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 25, 2026 | 13:54

Partizani rikthehet në fushë, pret pretendentët për Superioren në stadiumin “Arena e Demave”

Partizani dhe Laçi do të zhvillojnë të premten një takim miqësor. Sfida është programuar te stadiumi “Arena e Demave”, prej orës 13:00.

partizani

Të kuqtë që mbajnë vendin e katërt në renditjen e Abissnet Superiore, synojnë pjesëmarrjen në “Final Four” për objektin Europë. Në anën tjetër Laçi është pretendent për rikthimin në elitën e futbollit shqiptar.

Të dyja ekipet vijnë te ky takim pas barazimeve. Partizani nuk fitoi as ndaj Teutës pas barazimit në Vorë. Sfida që u mbyllën me rezultatin 2-2.

Laçi ndërkohë e mbylli 1 me 1 në transfertën e Ilirisë. Kështu u mbyll një ecuri prej 13 fitoresh radhazi në Kategorinë e Parë.

PANORAMASPORT.AL