Postuar: Mars 6, 2026 | 23:18
Partizani përforcohet në sulm, i rikthehet sulmuesi që u largua në momentin më të mirë
Albers Keko ka njoftuar rikthimin te Partizani, pas dëmtimit që e la jashtë nga muaji korrik. Sulmuesi dëmtohej në ndeshjen e parë të Europës me Kaljun në Talin.

Keko pritet të përfshihet me skuadrën në stol këtë muaj, ndërsa ekziston mundësia që të fitojë minutat e para. Ky shikohet si një tjetër përforcim për qendrën e sulmit. Aty ku Skuka, Toma dhe Kontreras janë po ashtu alternativa.
24-vjeçari dëmtohej në momentin më të mirë, pasi konsiderohej titullar te “demat”. Keko regjistron 12 gola me Partizanin ku u transferua në vitin 2023.
Postimi i Kekos: (VIDEO)
PANORAMASPORT.AL













