Partizani mendon për të ardhmen pas sezonit të dështuar, zyrtarizohet firma me adoleshentin premtues

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 5, 2026 | 18:39

Partizani mendon për të ardhmen pas sezonit të dështuar, zyrtarizohet firma me adoleshentin premtues

Klubi i Partizanit duket se ka filluar që tani të projektojë të ardhmen e tij, duke pasur parasysh se sezoni aktual nuk po mbyllet në mënyrën më të mirë të mundshme dhe ashtu siç shpresohej, me një rol protagonisti për trofe.

asdasdasdsad

Të kuqtë kanë bërë të ditur se kanë nënshkruar një kontratë trevjeçare me një prej futbollistëve më premtues të akademisë, sulmuesin 16-vjeçar Fabio Hyseni. Kryeqytetasit kanë lidhur një marrëveshje me lojtarin duke e bërë atë pjesë të ekipit të parë.

NJOFTIMI I PARTIZANIT

FK Partizani me kënaqësi njofton arritjen e marrëveshjes me futbollistin Fabio Hyseni.

Sulmuesi i talentuar kontingjent i ekipit tonë U-17, tashmë zyrtarisht është pjesë e organikës së ekipit të parë. 16 vjeçari Hyseni një tjetër talent i Akademisë së Futbollit Partizani ka nënshkruar një kontratë 3 vjeçare dhe është prezantuar në ambientet e klubit nga drejtori sportiv Agim Ibraimi. Ky është një tjetër hap i rëndësishëm në politikën e klubit për promovimin e talenteve.

PANORAMASPORT.AL