Partizani kërkon shpëtimin e sezonit, Gega në udhëkryq për 11-shen kundër Egnatias

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 11, 2025 | 18:09

Partizani kërkon shpëtimin e sezonit, Gega në udhëkryq për 11-shen kundër Egnatias

Partizani është gati për ndeshjen e radhës kundër Egnatias nesër në orën 15:30 në stadiumin “Arena e Demave”.gegaTë kuqtë vijnë pas humbjes në derbi, por duhet të mbledhin forcat dhe të bëjnë maksimumin në një ndeshje, ku fitorja është obligim, pasi Elbasani është vetëm një pikë larg. Lajmi i mirë për trajnerin Gega është rikthimi i mbrojtësit Altin Bytyçi, i cili shleu pezullimin e katër kartonëve të verdhë.

Sakaq, edhe Atanaskoski pritet të jetë sërish i gatshëm. Mbrojtësi ishte në stol në ndeshjen me Tiranën, por duket se stafi nuk ka vlerësuar për ta aktivizuar as si zëvendësues. Dyshime ka edhe për Anteo Osmanllarin, i cili në fund të pjesës së parë të derbit pati një problem muskulor dhe mbetet për tu parë nëse do të arrijë të jetë gati. Shanset më të mëdha janë që ai ta nisë nga stoli. Sa i përket formacionit, trajneri Gega ende nuk i ka qartësuar idetë dhe sot është dita vendimtare.

Një pjesë e lojtarëve u panë larg formës së tyre në derbi dhe kjo pritet ta shtyjë 61- vjeçarin të bëjë disa ndryshime në 11-she. Kote dhe Eleke i dhanë tjetër impuls në derbi dhe me shumë mundësi pritet ta nisin nga minuta e parë. Në vend të Osmanllarit pritet të startojë Bytyçi, që i jep skuadrës më shumë forcë dhe grintë. Dyshime ka edhe për Bintsukën në majë të sulmit, me kongolezin, që në javët e fundit ka pasur njëfarë rënieje.

PANORAMASPORT.AL