“Partizani ka kapiten e lider”, Isgandarli sulmon ish-trajnerin Milinkoviç: Nuk është normale për një ekip të madh që…
Vusal Isgandarli mendon se problemet e Partizanit janë vetëm psikologjike. Sulmuesi i të kuqve, pas ndeshjes së fituar në Vlorë theksoi se ekipi do të bënte më mirë në vijim, ndërsa nuk kurseu thumbimet as ndaj ish-trajnerit Mlladen Milinkoviç.

“Para ndeshjes e kam thënë që nuk ka rëndësi kush shënon e jep asiste, e rëndësishme është Partizani, tre pikët. Dua të them diçka. Trajneri i mëparshëm, Milinkoviç, ka thënë që nuk ka liderë e kapiten. Partizani ka kapitenë dhe liderë. Ka Alban Hoxhën që është lider i madh, Skukën, Prekën, më të mirin në Shqipëri, ka liderë. Nëse fitojmë çdo ndeshje do ngjitemi lart së bashku.
Ne stërvitemi në sintetik, ndërsa fusha është në bar natyral dhe ndryshimi ndikon. Problemi është vetëm ky. Por është një ndeshje e vështirë, shumë vrapime. Nuk është problem. Të lodhur, por morëm tre pikët.
Mendoj se skuadra nuk ka problem fizike. Çdo problem është në mendje, të gjithë. Sepse 2-3-4 ndeshje u humbën, nuk është normale për një ekip të madh si Partizani. Sipas meje ky është problem psikologjik”, theksoi Isgandarli për RTSH pas ndeshjes.
PANORAMASPORT.AL













