Partizani i emrave të “frikshëm”, mesazhi i Shpëtim Duros: Kur trajneri e ndërton vetë skuadrën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 25, 2026 | 21:50

Partizani i emrave të “frikshëm”, mesazhi i Shpëtim Duros: Kur trajneri e ndërton vetë skuadrën

Partizani i sezonit 2014/15 kishte një ekip simpatik, që e mbylli në renditje pas Skënderbeut dhe Kukësit të kohëve të arta. Shpëtim Duro ishte arkitekti i të kuqve, që në kampionat regjistruan 73 pikë në 36 ndeshje. Me mesataren 2.03 pikë për ndeshje, padyshim që aktualisht do të ishin pretendentët kryesorë për titull kampion.

Screenshot 2026-02-25 114952

Duro është bërë nostalgjik, pasi Endri Vrapi postoi një foto të asaj periudhe. Bashkë me ish-mbrojtësin janë edhe Arbnor Fejzullahu, Amir Rrahmani, Ardian Cuculi, Nderim Nexhipi dhe Lorenc Trashi.

“Duhet ta plotësoj foton. Hoxha, Mazrekaj, Batha, Raçiç, Vila. Rasti kur trajneri e ndërton skuadrën vetë dhe mban përgjegjësi ai”, shkruan Duro. Dhe pse e mbyllën pa trofe, statistikat tregojnë se Partizani i asaj kohe ishte një nga protagonistët kryesorë të kampionatit shqiptar.

Screenshot 2026-02-25 115259

PANORAMASPORT.AL