Postuar: Qershor 17, 2025 | 9:26
Partizani është pjesë e favoriteve në Ligën e Konferencës, te kundërshtarët e mundshëm përfshihet edhe skuadra nga Kosova
Partizani është vendosur në grupin 5 në ndarjen e mini-grupeve në Ligën e Konferencës.

“Demat” futen të favoritët bashkë me: Vikingur (Islandë), Floriana (Maltë) dhe St. Jozef (Gjilbratar).
Ndërsa 4 kundërshtarët e mundshëm të skuadrës së drejtuar nga Gega të cilët janë jofavoritë: Malisheva (Kosovë), Kalju (Estoni), Haverforduest (Uells) dhe Kliftonvill (Irlandë e Veriut).
PANORAMASPORT.AL













