Opinion nga Eduard Zaloshnja/ Analizë probabilitare e ndeshjes Angli-Shqipëri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 20, 2025 | 10:57

Opinion nga Eduard Zaloshnja/ Analizë probabilitare e ndeshjes Angli-Shqipëri

Në prag të ndeshjes së shumëpritur Angli-Shqipëri, ndërtova një model simulacioni statistikor, bazuar në statistikat publike të futbollistëve të grumbulluar nga të dyja palët, si dhe të ndeshjeve të zhvilluara nga të dy kombëtaret gjatë 12 muajve të fundit.MixCollage-20-Mar-2025-10-57-AM-5807Nga 10 mijë simulacione të modelit, në vetëm 7.21% të rasteve (vetëm në 721 simulacione) “ndeshja” në kompjuter përfundoi me fitoren e Shqipërisë, ndërsa në 25.89% të rasteve përfundoi barazim.

Pra, në plot 33.1% të simulacioneve, ne e mbyllëm “ndeshjen” në kompjuter me rezultat pozitiv. Nga ana tjetër, probabiliteti i fitores së Anglisë rezultoi 66.9%, ku rezultati me probabilitet më të lartë ishte fitorja me një gol diferencë (35.42%).

188

PANORAMASPORT.AL