Nxori Partizanin jashtë Final Four, Gvozdenoviç: Ja çfarë më pëlqeu dhe çfarë jo tek Elbasani

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 19, 2025 | 18:29

Nxori Partizanin jashtë Final Four, Gvozdenoviç: Ja çfarë më pëlqeu dhe çfarë jo tek Elbasani

Elbasani nxori Partizanin jashtë Final Four. Verdhebluve u mjaftoi 1 pikë ndaj Vllaznisë, për të marrë vendin e katërt.

bandicam 2025-04-19 18-26-24-951

Pas ndeshjes, Ivan Gvozdenoviç deklaroi:

“Jemi në vend të katërt, kemi dhe 1 javë dhe gjithçka është e hapur.

Nga fillimi, 20 minuta, nuk kishte ritëm. Pastaj jam kënaqur pas golit, por jo direkt. Ndoshta 20 minuta, skuadra reagoi. Jam i mërzitur për mënyrën si shënoi Shkodra. Sot ishte ndeshje shumë e rëndësishme, për të mos humbur. Nga fillimi i pjesës së dytë shënoi Shkodra dhe ishim të nervozuar, kjo nuk më pëlqeu. Pastaj çunat reaguan mirë, jam shumë i kënaqur me Gjonin. Goli i tij i parë, por në 3 javët e fundit ka punuar shumë mirë në stërvitje.

Ishte agresive Shkodra, por nuk kishte shumë hapësira. Luhej për kundërsulm dhe ne ishim me kujdes për pasin e fundit sepse nëse humbnim topin, ata do rrezikojnë. Për këtë ishim me kujdes.

Ishte rezultatin 0-1, nuk kishim çfarë të humbnim. Qose para ndeshjes kishte problem me mesin dhe nuk ishte 100%, por prapë luajti. Vendosëm për ndërrime kokë më kokë dhe ishim mirë”, u shpreh Gvozdenoviç për RTSH.

PANORAMASPORT.AL