Nuk kishte tjetër mrekulli nga Shkëndija, i bëri “nder” Superiores. Shqipëria e mbyll këtë vit në UEFA në vendin e…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 27, 2026 | 18:37

Nuk kishte tjetër mrekulli nga Shkëndija, i bëri “nder” Superiores. Shqipëria e mbyll këtë vit në UEFA në vendin e…

Eliminimi i Dritës dhe Shkëndijës së Tetovës nga Liga e Konferencës në mbrëmjen e të enjtes ka mbyllur edhe këtë vit eksperiencën e skuadrave shqiptare në arenën ndërkombëtare. Dhe sa i përket kuqezinjve, eliminimi i Shkëndijës i ka bërë “nder” ekipeve të Superiores.

superiore uefa

Me eliminimin e Shkëndijës, Maqedonia e Veriut e ka përfunduar edicionin në vendin e 45-të në Europë, duke mbetur një pozicion pas Shqipërisë, që është e 44-ta. Nëse tetovarët do të vazhdonin më tej në turne, Maqedonia e Veriut do të bënte rokadë me Shqipërinë në këtë klasifikim që përcakton se sa ekipe ka secili shtet në kompeticionet europiane dhe në cilat ture nisin garën.

Kuptohet që për shtetet si Shqipëria e Maqedonia e Veriut, e rëndësishme është të mos zbresin në vendin e 51-të e më poshtë, aty ku ulet në 3 numri i skuadrave pjesëmarrëse në kompeticionet europiane. Tashmë pozicioni i Shqipërisë është përfundimtar, pasi nuk ka më skuadra në garë nga shtetet që renditen poshtë saj në klasifikimin e UEFA-s.

dfgfdgfdgfdgfdfdg

PANORAMASPORT.AL