Postuar: Shtator 5, 2025 | 12:25
Nuk ka pushim për Superioren, tre klube të tjera publikojnë axhendën e miqësoreve në fundjavë
Klubet e Superiores nuk do të qëndrojnë pushim këtë javë. Pas Partizanit që përballet me Besën, edhe tre klube të tjera kanë zyrtarizuar axhendën.

Janë preferuar ekipe nga Kategoria e Parë, për të qëndruar në aktivitet. Kështu nesër Iliria pret Flamurtarin, ndërsa Dinamo sfidon Kukësin në Arbanë.
Vllaznia do të shikojë gjendjen e ekipit përballë Deçiqit. Ky takim është programuar për ditën e diel në “Loro Boriçi”.
AXHENDA
Iliria – Flamurtari, 6 shtator ora 16:30 (Stadiumi “Redi Maloku”)
Dinamo – Kukësi, 6 shtator ora 17:00 (Qendra stërvitore “Dinamo”, Arbanë)
Vllaznia – Deçiq, 7 shtator, ora 18:00 (Stadiumi “Loro Boriçi”)
PANORAMASPORT.AL













