Nuk ishte në planet e Ilir Dajës te Dinamo, kush është sulmuesi që bëri mrekullinë në Kosovë
Ferizaj u mposht dje nga Dukagjini në finalen e Kupës së Kosovës. Rezultati 1-2 pa ekipin e Dukagjinit të fitonte ndeshjen më të rëndësishme të sezonit për të. Dhe pse vështirësitë nuk munguan, pasi kur finalja ishte barazim po luanin me një lojtar më pak në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Vendimtar u tregua Hekuran Berisha. Ky i fundit u rikthye te Dukagjini si huazim nga Dinamo, që në verën e kaluar bleu kartonin pikërisht nga klubi i Kosovës.
Berisha shënoi supergol nga mesfusha, për të vulosur rezultatin 1-2. Tashmë objektiv në kampionat është mbijetesa pa qenë nevoja e sfidës së “play out”.
Berisha, 20 vjeç, regjistron pesë gola në kampionatin e Kosovës. Rikthimi i tij rezultoi i duhur për Dukagjinin që do luajë në Europë.
LEXO EDHE
VIDEO/ Eurogol nga mesfusha në finale, çmendet sulmuesi i huazuar nga Dinamo
PANORAMASPORT.AL













