Një nga “bastet” e mëdhenj të Partizanit, mesfushori pret që t’i dalë viza këtë javë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 6, 2025 | 22:14

Një nga “bastet” e mëdhenj të Partizanit, mesfushori pret që t’i dalë viza këtë javë

Babukar Jata është pjesë e rëndësishme e projektit të Partizanit. “Panorama Sport” mëson se këtë javë pritet që 19-vjeçarit t’i dalë viza.

jata

Jata u afrua në verën e kaluar te kryeqytetasit. Me ekipin U19, por edhe B u kthye në kryefjalë për ndeshjet ku u aktivizua. Në 27 ndeshje shënoi 7 gola. Nga Jata pritet shpërthimi me ekipin e parë, pikërisht që këtë sezon. Dhe pse ka mbetur mbrapa me përgatitjet e skuadrës dhe humbi ndeshjet e Europës, kjo nuk e ka penguar të stërvitet individualisht.

Deri tani futbollisti nga Gambia numëron katër ndeshje me ekipin e parë. Janë vetëm 86 minuta në total, që megjithatë kanë mjaftuar për të parë potencial tek ai.

Ndaj Dinamos në “Final Four” pati një paraqitje solide për 59 minuta, ndërsa duhet të largohej për shkak të një shqetësimi fizik. Për aq minuta sa luajti, ishte ndër më të spikaturit dhe Partizani po fitonte 2 me 1.

PANORAMASPORT.AL