Një gjyqtar pa stemën e FIFA-s për Tirana-Pogradeci, FSHF cakton arbitrin e finales në Elbasan
FSHF ka caktuar Andi Koçin për finalen Tirana-Pogradeci. Kështu një arbitër pa stemën e FIFA-s do të ndajë drejtësi në ndeshjen më të rëndësishme të sezonit për të dyja skuadrat.

Kjo ndeshje do të fillojë në orën 18:00. Tirana zgjodhi stadiumin “Elbasan Arena”, pasi “Arena Kombëtare” nuk qëndronte si opsion për shkak të Final Four.
Bardheblutë e mbyllën kampionatin e rregullt në vendin e tetë. Në anën tjetër, Pogradeci përfundoi sezonin në Kategorinë e Parë si vend i pestë dhe më pas fitoi sfidat e “play-off” përballë Burrelit dhe Besës.
TRUPA E GJYQTARËVE
Arbitër kryesor: Andi Koçi
Asistent i parë: Ilir Tartaraj
Asistent i dytë: Marjus Qose
Arbitër i katërt: Ditmir Grimci
VAR: Albert Doda
AVAR: Erjon Bylykbashi
PANORAMASPORT.AL













