Nga tymi te tensioni dhe polemika, çfarë nuk u pa te sfida e Vlorës. Ja pikantet e Flamurtari-Tirana
Sfida e mbijetesës mes Flamurtarit dhe Tiranës nuk ishte thjesht një ndeshje futbolli. Por një spektakël emocionesh, tensionesh dhe episodesh të shumtë brenda dhe jashtë fushës.

Që nga nxehja e lojtarëve nën ritmet e muzikës shqiptare dhe hiteve të vjetra italiane, të preferuara të presidentit Sinan Idrizi, e deri te himni i Flamurtarit që parapriu startin, gjithçka krijoi një atmosferë të veçantë në stadium.
Reshjet e lehta të shiut, prania e shumtë e tifozëve, mes tyre gra, vajza dhe fëmijë, si dhe flakadanët e “Flotës Kuqezi” që vonuan nisjen e takimit, i dhanë sfidës një ngjyrim të fortë emocional. Në fushë, tensioni ishte i pranishëm në çdo minutë: përplasjet mes lojtarëve, kartonët e verdhë, protestat dhe nervozizmi në pankinë, ndërsa në tribuna nuk munguan as koret dhe episodet kontroverse.
-Lojtarët në nxehje me muzikë të lehtë shqiptare dhe hitet e vjetra italiane me të cilat është i “dashuruar” Sinan Idrizi. Përpara nisjes së ndeshjes, vendoset himni i Flamurtarit.
-Reshje të lehta shiu shoqëruar sfidën e mbijetesës.
– Risi dhe surprizë Flamurtari gradon Maksutin si kapiten. -Andi Ribaj dhe Orgest Shehi takohen përzemërsisht përpara ndeshjes.
– Sinan Idrizi dhe Refik Halili ndjekin ndeshjen pranë njëri-tjetrit.
-“Flota Kuqezi”, hedh flakadan në nisjen e ndeshjes. Lata komenton në kufje për tymin e krijuar. Ndeshja nis me rreth 6 minuta vonesë. Gjatë kësaj kohe topa shtesë hidhen tek lojtarët për të qenë të nxehur, derisa të pastrohej tymi.
-Numër i konsiderueshëm tifozësh në stadium. Mes tyre edhe shumë gra e vajza, si dhe fëmijë.
– Minuta e 26-të ka tension tek Flamurtari. Çantakias bie në tokë, pasi shtyhet nga Kortez. Ka një faull të shkaktuar ndaj Mehmetit nga Mbe, por edhe përplasje mes lojtarëve. Maksuti dhe Kortez ndëshkohen me të verdhë. Kapiteni vlonjat ndërsa kërkon shpjegime.
– Nervoz shfaqet Tabeku kur zëvendësohet. Madje bën edhe gjeste ndaj tifozëve vlonjatë.
– Për protesta ka kartonë të verdhë edhe për trajnerin Ribajn.
– Tifozët e Tiranës mbështesin skuadrën, ofendime në kor ndaj Partizanit.
– Pesë minuta nga mbyllja e kohës së rregullt, tifozët e Flamurtarit largohen pa shijuar në fund penalltinë.
-Maksuti i jep shiritin Denis Pjeshkës kur shkodrani hyn në lojë.
– Ndeshja ndalet në minutat e fundit nga tymueset.
– Tifozët pas ndeshjes ofendojnë në kor arbitrat.
PANORAMASPORT.AL













