Nga provokimi me simbolet e Partizanit tek tifozët bardheblu që pushtuan Kamzën, ja pikantet e sfidës Kastrioti-Tirana
Kastrioti-Tirana ishte një duel që do të mbahet mend gjatë përemocionet pafund që dhuroi. “Panorama Sport” ju sjell pikantete ndeshjes në stadiumin e Kamzës.

• Kastrioti i vendit të fundit përballej me Tiranën, në një sfidë me kryesuesit, që krutanët nuk do ta dëshironin në këto momente të vështira që po kalon ekipi, por kalendari bëri që të dyja ekipet dje u përballen mes tyre.
• Por kjo përballje mes tyre në stadiumin e Kamzës po thuaj janë përballur si të barabarta, ku ka dhuruar spektakël dhe luftë të fortë sportive, e “fair play” deri në sekondën e fundit. Sekondë, e cila i hoqi nga duart Kastriotit një pikë tepër të çmuar pas atij goli të shënuar nga Nikqi i Tiranës, në sekonda të fundit. Gol, i cili vlejti shumë për Tiranën në rrugëtimin e saj në vendin e parë.
• Masat organizative për zhvillimin e kësaj ndeshjeje të marrë nga ana e klubit Kastrioti sipas rregulloreve të përcaktuara ngaFSHF-ja ishin në kushte optimale.
• Policia bashkiake e Krujës ka ndikuar në mbarëvajtjen e ndeshjes, po ashtu dhe policia e rendit ka qenë e gatshme.
• Një orë para ndeshjes vetë presidenti Kastriotit, Alban Vogli,ka qenë i pranishëm në ambientet e jashtme e të brendshme të stadiumit të Kamzës, ku ështëinteresuar që çdo gjë të shkojë sipas rregullave.
• Të dyja ekipet kanë mbërritur në impiantin e stadiumit të Kamzës rreth dy orë para ndeshjes.
• Tifozët e Tiranës kanë qenëmë të shumtë në numër, ku rreth350 prej tyre kanë përkrahur ekipin e tyre përgjatë 90minutave, ndërkaq dhe tifozët e Kastriotit kanë qenë më të shumtë në numër këtë radhë, ku rreth 200 prej tyre kanë mbështetur ekipin e zemrës, Kastriotin.
• Në mesit e tifozëve të Kastriotit ra në sy bashkëshortja e portierit Edmir Sali, e cila së bashku me djalin dhe nipin mbanin veshur bluza sportive ku shkruhej “Sali”.
• Po kështu, me uniforma të Kastriotit në mbështetje të mesfushorit të Kastriotit, Karakaçi, ishte dhe bashkëshortja me djalin, e familjarët e tij.
• Dy presidentët Refik Halili i Tiranës e Alban Vogli i Kastriotit kanë ndjekur nga tribuna qëndrore ndeshjen, por presidenti Vogli ka qenë ulur në rreshtin e parë në krah të drejtorit të Tiranës, Tefik Osmani, ndërkaq presidenti Halili ka qenë tri vende më tej.
• Si Emiljano Çela i Kastriotit po ashtu dhe Orges Shehu kanë shkelur fushën e blertë të tapetit të stadiumit 1 orë para fillimit të ndeshjes.
• Dalja e lojtarëve në fushën e blertë për nxehjen para fillimit të ndeshjes.
• Dy portierët e Tiranës, Bekaj dhe Lika, kanë dalë të parët nëfushën e blertë.
• Protokolli i ndeshjes për gazetarët fillimisht ka pasur një vonesë, delegati ndeshjes së FSHF-së, Besnik Çela, u shfaq duke thënë që ka një mosrakordim në numrat në 20 minuta para fillimit ndeshjes, protokolli iu servir gazetarëve të akredituar.
• Një episod i çuditshëm ndodhi sapo u mbyll fraksioni parë. Një fëmijë rreth 13 vjeç, që mblidhte topat, futet në fushë menjë flamur të Partizanit, duke e drejtuar nga tifozët e Tiranës. Fillimisht u quajt si provokim nga tifozët e Tiranës, të cilët shpërthyen e ofendime, por që kur desh u agravua situata ,fëmija u largua nga sigurimi i stadiumit, gjithçka kaloi pa probleme.
• Goli Tiranës erdhi pikërisht në momentin kur gjithçka po shkonte drejt fundit. Gol, i cili që për nga momenti i fundit bëri që mbrojtësit e Kastriotit të mos u besojnë syve. Në një moment dëshpërimi ata janë shtrirë në tapetin e gjelbër.
• Futbollistët e Tiranës pas shënimit të golit në momentet efundit të lojës kanë treguar sportivitet e “fair play”-t, teksa kanë parë futbollistët e Kastriotit, që e përjetuan shumë keq pësimin e golit, kanë vajtuar e i kanë përgëzuar për atë çka dhënë në 90 minuta.
PANORAMASPORT.AL













