Nga dominimi absolut te “lufta” në fundtabelë, Tirana mes lavdisë dhe krizës. Si ndryshoi klubi më i titulluar në Shqipëri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 8, 2026 | 8:20

Nga dominimi absolut te “lufta” në fundtabelë, Tirana mes lavdisë dhe krizës. Si ndryshoi klubi më i titulluar në Shqipëri

Nga 90 gola në sezon te lufta për mbijetesë. Statistikat e Tiranës në 28 sezonet e fundit tregojnë qartë transformimin dramatik të klubit më të titulluar shqiptar. nga një skuadër që dominonte kampionatin me rekorde historike, në një ekip që vitet e fundit ka humbur vazhdimësinë dhe identitetin fitues.TIRANAAKULMI – Periudha më e artë e bardhebluve mbetet fillimi i viteve 2000, kur Tirana ishte praktikisht e pakonkurrueshme në futbollin shqiptar. Sezoni 2004/05 konsiderohet më dominuesi në historinë moderne të klubit. Bardheblutë fituan 26 nga 36 ndeshje, grumbulluan 84 pikë dhe realizuan 82 gola, duke regjistruar mesatarisht 2.33 pikë për ndeshje. Ishte një skuadër që kombinonte spektaklin në sulm me stabilitetin në rezultate.

GOLAT – Megjithatë, rekordi absolut ofensiv erdhi një sezon më herët. Në 2003/04 Tirana realizoi plot 90 gola, ose 2.5 gola për ndeshje, shifra që mbetet ende sot një nga rekordet më të frikshme të kampionatit shqiptar. Në ato vite bardheblutë kishin sulmin më produktiv dhe krijonin diferencë të madhe me rivalët.

FITORET – Një tjetër sezon historik ishte 2001/02. Tirana regjistroi 73% fitore dhe humbi vetëm 2 ndeshje gjatë gjithë kampionatit. Me 62 pikë në 26 javë, bardheblutë mbajnë edhe sot mesataren më të lartë të pikëve për ndeshje, 2.38. Po në atë periudhë erdhi edhe sezoni më i mirë defensiv në histori, 2000/01, kur Tirana pësoi vetëm 13 gola në 26 takime.

TITUJT – Pas dominimit të fillimviteve 2000, bardheblutë vazhduan të mbeteshin protagonistë edhe në dekadën pasuese. Titujt kampionë të 2006/07, 2008/09, 2019/20 dhe 2021/22 treguan se klubi ruante ADN-në fituese. Veçanërisht sezoni 2021/22 ishte një rikthim i fuqishëm i Tiranës moderne, me 22 fitore, 73 pikë dhe vetëm 27 gola të pësuar. Por kontrasti me realitetin aktual është i fortë.

2 SEZONE – Dy sezonet e fundit janë ndër më zhgënjyesit në historinë moderne të klubit. Në 2024/25 Tirana fitoi vetëm 7 ndeshje nga 36, regjistroi 18 barazime dhe mbylli sezonin me vetëm 39 pikë, një nga totalet më të ulëta historike. Edhe sezoni aktual 2025/26 vazhdon të njëjtën linjë negative, 14 humbje në 35 javë, 45 gola të pësuar dhe vetëm 1.17 pikë për ndeshje. Problemet nuk lidhen vetëm me rezultatet, por edhe me identitetin ofensiv të skuadrës. Në sezonin 2016/17 Tirana regjistroi sulmin më të dobët në 28 vitet e fundit, me vetëm 29 gola të shënuar dhe mesataren minimale prej 0.81 golash për ndeshje. Ndërsa mbrojtja më problematike rezulton ajo e sezonit 2023/24, kur bardheblutë pësuan 49 gola. Statistikat tregojnë qartë rënien e standardeve. Nga skuadra që dikur fitonte mbi 70% të ndeshjeve dhe prodhonte mbi 80 gola në sezon, Tirana sot lufton për stabilitet dhe mbijetesë sportive. Historia e 28 viteve të fundit është pasqyra më e qartë e ndryshimit të madh që ka kaluar klubi kryeqytetas. Nga dominues absolut i futbollit shqiptar në një skuadër që kërkon rikthimin te identiteti fitues.0000

OLSI AVDIAJ-PANORAMASPORT.AL