Nga 500 në 4000 lekë, dalin në shitje biletat për gjysmëfinalet e “Final Four”. Por mbyllen disa tribuna

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 30, 2025 | 17:44

Nga 500 në 4000 lekë, dalin në shitje biletat për gjysmëfinalet e “Final Four”. Por mbyllen disa tribuna

Federata Shqiptare e Futbollit ka nxjerrë sot në shitje biletat për dy ndeshjet gjysmëfinale të fazës “Final Four” që do të zhvillohen në stadiumin “Arena Kombëtare”.

3401f7e729e9-visualearenakombetardilo1p

Ndeshja mes Vllaznisë dhe Dinamos do të zhvillohet më datë 4 maj në orën 20:00, ndërsa ajo mes Egnatias dhe Partizanit do të zhvillohet më datë 5 maj po në të njëjtën orë. Çmimet e vendosura nga FSHF janë nga 500 lekë, deri në 4000 lekë në varësi të tribunave.

Por bie në sy se në portalin ku shiten këto bileta, është në dispozicion të publikut vetëm pjesa e poshtme e stadiumit, pasi pjesa e sipërme nuk është nxjerrë në shitje nga institucioni i futbollit që me sa duket nuk pret një fluks aq të madh tifozësh për këto dy sfida sa për të mbushur impiantin kryeqytetas.

PANORAMASPORT.AL