Nexhipi e mbyll në Vlorë, tifozët kundër klubit
Nderim Nexhipi është zyrtarisht i Flamurtarit. Pas “divorcit” me Partizanin, dje mesfushori ka mbyllur gjithçka me klubin vlonjat. Kontrata e tij është 1-vjeçare, por me opsion rinovimi për një tjetër vit. Pas akordit parimor që arriti në mbrëmjen e së premtes, dje në mesditë 31-vjeçari ka hedhur edhe firmën. Prezantimi i tij me fanellën e kuqezinjve është shtyrë për në fillim të javës, ku pritet që t’i bashkohet edhe grupit të drejtuar nga Stanislav Levi.
“Odiseja” e kapitenit të të kuqve, që tashmë ka statusin e një “ish”-i, ka marrë fund. Edicionin e ardhshëm ai do të jetë pjesë e një tjetër skuadre të Superiores dhe pikërisht Flamurtarit, që e kërkoi me kaq ngulm gjatë kësaj merkatoje vere. Ai shikohet tashmë si një nga shtyllat kryesore të Flamurtarit dhe si një lojtar që do të bëjë diferencën me cilësinë e tij. Nderim Nexhipi, përpara se të bëhej pjesë e Partizanit, më parë ka qenë pjesë e Shkëndijës së Tetovës, Herta BSC, Volfsburg, Rabotnicki, Lierse, Karabake etj. Ndaj, në kampin vlonjat, e shohin këtë element si goditjen e madhe të merkatos.
Klubi dhe krisja
Edhe pse te Partizani e kanë pranuar largimin e lojtarit, zyrtarisht ata nuk kanë asnjë reagim për Nexhipin. Të pyetur nga gazeta dje, zyra për shtyp ka komunikuar se nuk ka kurrfarë reagimi. Nga ana tjetër, edhe vetë futbollisti vazhdon të “heshtë”. “Panorama Sport” është munduar vazhdimisht që të kontaktojë me mesfushorin shkupjan, por ky i fundit nuk ka pranuar që të flasë. Edhe pse burime tejet të sigurta pranë tij konfirmojnë faktin që largimi i tij nga Partizani, ekip me të cilin luajti për dy sezone të plota, erdhi si pasojë e krisjes me stafin teknik. Polemikat për këtë çështje kanë nisur prej kohësh, madje edhe publikisht, pasi vetë lojtari nuk e pranonte stolin, ndërsa Starova këmbëngulte që askush nuk e ka vendin e sigurt në formacion. Takimi i fundit i ishkapitenit me presidentin Demi, nuk ka pasur një fund të lumtur, pasi zyrtarisht u vendos që marrëdhëniet të ndërpriteshin këtu dhe pa kontratë rinovimi. E sigurisht ata që përfituan nga e gjithë kjo histori ishin vlonjatët e Flamurtarit, që i plotësuan çdo kusht për ta bërë të vetin.
Reagimi i tifozëve
“Ultras Guerrils” kanë reaguar menjëherë pas lajmit që çuan Nexhipin në Vlorë dhe që zyrtarizonin “divorcin”. Ata nuk duan ta besojnë faktin që kapiteni i tyre nuk do të jetë më pjesë e të kuqve. Me anë të një postimi në faqen e tyre në “Facebook”, tifogrupi më i organizuar i “demave”, shkruan: “Nuk do të pajtohemi kurrsesi me një largim të kapitenit. Nëse ndodh, do të jemi të detyruar të reagojmë fuqishëm! Nderimi, njëri nga ne!”. Por kjo është vetëm një pjesë, pasi tërbimi i tifozëve duket qartë edhe në faqen zyrtare të klubit të Partizanit. Teksa zyra për shtyp poston foto për seancat përgatitore në Ohër, komentet janë tejet të ashpra dhe drejtuar pikërisht trajnerit Sulejman Starova. Ata kërkojnë rikthimin e kapitenit, ndërsa këmbëngulin që ky lajm nuk mund të jetë i vërtetë. Dhe për këtë ata kërkojnë me forcë nga klubi që të dalë me një reagim zyrtar dhe të qartësojë gjithçka.
Ja reagimet e tifozëve në “Facebook”
Marlind Kurti: Lejeni se jane vetëm llafe, kapiteni nuk eshte largu,
ai eshte me pushime me familjen e tij dhe se shpejti do i bashkohet
skuadres në Ohër. Nëse ai do u Largonte do ta publikonte
faqja qe Nderim Nexhipi eshte larguar, por ai nuk eshte largu.
Dori Live: Dum Kapitenin e jo foto…
Erald Zeneli: Nuk po largoni nje lojtar, por shpirtin e nje skuadre
dhe nje tifozerie, dhe keshtu qe ne sezonin tjeter te luani me dy
lojtar me pak ne fushe.
Ridvan Jubani: Sot kishte mbledhje stafi… mbledhje “stafi”… ishte
nje mbledhje ku ishin te ftuar te gjithe anetaret e stafit, shoku
Sul Starova drejtor i pergjithshem, shoku Sulejman Starova drejtor
teknik i ekipit, shoku S. Starova trajner i klubit… stafi vendosi qe
Nderim Nexhipi…te internohet ne Vlore…se nuk dihen afesite e
tij…
Tomorr Gjika: Cuculi, Rrahmani, Vila, Nexhipi?! Kush e ka rradhën
Raçiç me Mazrekajn? Pse e prishët ekipin?
Drilon Daja: Si mund ta nisni stervitjen pa Nderim Nexhipin….
Ledio Berziu: Mos Largoni Kapitenin!
Ledio Berziu: Po Fejzullahi a esht grumbulluar?
Emiljan Cami: No Nexhipi, no parti….
Emanuel Loci: S’keni ca me bo e hidhni foto kot, boni nai gjo per
NEXHIPIN sa nuk osh bo zyrtarizimi
Skerdi Hajdari: Na ktheni pergjigje per Nexhipin nuk duam me ju
pa nfoto se e dim se kush jeni
Elis Sali: Sa e vertet eshte per ikjen e Nexhipit?
Dori Live Mos e prekni kapitenin. T’iki Starova e jo KAPITENI
#meNexhipin
Klajdi Xhafkollari: Si mund ta largoni Nexhipin nga skuadra turp…
Bledi Sinaj Partizoni: Doni me mor kampionatin, ene largoni kapitenin
Henri Jaupi: #saveNexhipi
Elion Kola: Ore a jeni mire ju…??? Si largoni lojtarin me të mire qe
kemi ne ekip, Nexhipin…??? Le te zhduket Sula… dhe servilat
rreth tij…. Me kete ritem qe e keni nis do na ikin lojtaret me te mir…
Iku Cuculi… Po iken Nexhipi… Shum shpejt do iki dhe Raçiç me
Mazrekajn…. Poshtersira… Na thoni te pakten qe doni tbeni ekip
pazaresh, jo ekip qe tluftoje per titull dhe te luje per tifozat
Arben Bajraktari: Nuk arrij te kuptoj se si eshte e mundur qe
trajneri dhe gjithe klubi i Partizanit te marre persiper largimin e
Nexhipit nga skuadra, ne nje kohe qe ai eshte idhulli i tifozave te
kuq!!!!! Karshillik apo mendielehtesi?
Pal Lushaku: Edhe here te tjera kur SULA e mori PARTIZANIN
nga fundi e la, me nje fjale nuk kan gje ne terezi.
Shënim: Komentet e tifozëve janë botuar ashtu sikundër
janë postuar në “Facebook”.













