Nëntë ndeshje pa shënuar, “nëndetësja” pret rikthimin e Guindos

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 27, 2026 | 20:37

Nëntë ndeshje pa shënuar, “nëndetësja” pret rikthimin e Guindos

Dinamo po kalon një moment jo shumë të mirë në kampionat dhe mungesa e fitores në fazën e tretë të kampionatit, i ka sjellë jo pak vështirësi. Partizani i vendit të pestë, e ka barazuar me pikë dhe një reagim i tillë i të kuqve, shton presionin në kampin blu.

guindo

Në ndeshjet e fundit mes Kupës e kampionatit, Dinamo e ka gjetur golin rregullisht por ka pësuar shumë. Një nga lojtarët nga i cili pritet shumë, është padyshim Saliu Guindo, por ky i fundit nuk po arrin të zhbllokohet.

Sulmuesi nga Mali ka arritur të shënojë vetëm 4 gola këtë sezon në Superiore, edhe pse është një nga lojtarët më të aktivizuar te Dinamo dhe një shifër e tillë, është shumë pak duke ditur natyrisht kualitetin që ka dhe objektivin e Dinamos.

29-vjeçari ka shënuar për herë të fundit ndaj Partizanit në fundin e fazës së dytë dhe ka plot 9 ndeshje pa realizuar, duke përfshirë këtu edhe Kupën e Shqipërisë, teksa te Dinamo shpresojnë që sulmuesi të rikthehet te golat.

PANORAMASPORT.AL