Në Shkodër besojnë te rastësitë fatlume! Nga ish-Jugosllavia te Borshi, ja ku lidhet titulli i Vllaznisë
Për herë të fundit, Vllaznia është shpallur kampione në sezonin 2000-2001, pra para 24 vitesh dhe kjo është një periudhë shumë e gjatë për një ekip si kuqeblutë. Megjithatë për nostalgjikët dhe ata që mbajnë mend atë sezon, hiqet një paralele me sezonin aktual.

Kjo nga koincidenca e stafeve teknike të asaj periudhe dhe kjo në sezonin aktual. Kjo, pasi Vllaznia për herë të fundit shpallej kampion me trajnerin Dervish Haxhiosmanoviç. Malazezi një ish-trajner dhe futbollist i shkollës jugosllave të futbollit. Aktualisht kuqeblutë drejtohen nga Thomas Brdariç, gjermano-kroati, i cili po ashtu është një prodhim i shkollës ish-jugosllave dhe gjermane të futbollit.
Në sezonin 2000-01, zëvendëstrajner i ekipit shkodran ishte Ferid Borshi. Aktualisht te Vllaznia, përveç Vioresin Sinanit, në rolin e zëvendëstrajnerit është edhe djali i Feridit, Ergi Borshi.
Një koincidencë me të vërtetë interesante që bën tifozët shkodranë të besojnë tek ky fakt, i cili mund të jetë një ogur për rikthimin e kampionatit në Shkodër pas më shumë se dy dekadash e gjysmë mungesë. Ku me një trajner nga ish-Jugosllavia dhe një anëtar të familjes Borshi, kuqeblutë fitonin për herë të fundit titullin në Superiore.
ENDRI ÇINARI – PANORAMASPORT.AL













