Në radarin e disa klubeve të Superiores, sulmuesi i jep lamtumirën ekipit të tij! Nesër nis aventurën e re

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 1, 2025 | 12:35

Në radarin e disa klubeve të Superiores, sulmuesi i jep lamtumirën ekipit të tij! Nesër nis aventurën e re

Florenc Farruku bëri një sezon fantastik te Burreli, por tashmë i ka thënë lamtumirë.Snapinst.app_475924566_18270242908251330_267627860991468820_n_1080I kërkuar nga shumë skuadra të Superiores, sulmuesi e ka bërë tashmë zgjedhjen e tij. Përmes një postimi në rrjetet sociale ai njofton largimin nga klubi matjan duke falendëruar të gjithë për mbështetjen. Bëjmë me dije se që nga nesër ai do të jetë lojtari më i ri i Dinamos.

Postimi i plotë

Nga sot nuk jam me pjes e KF BURRELIT dua te falenderoj te gjithe qe ishin pjese e ketij rrugetimi aq te bukur por dhe me ulje ngritje faleminderit pa mas kryetarit @agroni_malaj per cdo gje gjithashtu dhe administratori dhe drejtorit teknik @lleshajmarjan @klevis.gjoka per mbeshtetjen qe kan treguar ndaj meje po ashtu dy trajneret qe do ju jem falennderus gjithmon @dika.ermir @bicajditmar , do ju jem jem falenderus dhe bashklojtarve te mi dhe te gjith tifozeris matjane do jeni gjithmon ne zemren time Faleminderit dhe Respekte nga FARRUKU 🙏💛💙

PANORAMASPORT.AL