“Ndryshova çorapet”, Gvozdenoviç pas fitores së Elbasanit kundër Partizanit: Erdhi fati

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 1, 2025 | 19:21

“Ndryshova çorapet”, Gvozdenoviç pas fitores së Elbasanit kundër Partizanit: Erdhi fati

Elbasani ka mposhtur Partizanin me rezultatin 2-0. Kjo ishte dhe humbja e tretë radhazi në kampionat për “demat”.

bandicam 2025-03-01 19-18-27-802

Pas ndeshjes foli trajneri Ivan Gvozdenoviç:

“Erdhi dhe fati. Mund të bëj dhe pak shaka, sot i ndryshova të gjitha dhe nga çorapët, xhupi gjatë lojës. Sot ishim në nevojë për 3 pikët. Një fitore shumë e rëndësishme për ne, të heqim ngërçin nga lojtarët dhe me pikët më të qetë. Akoma nuk kemi bërë asgjë, faza e katërt shumë e vështirë. Çdo pikë ka vlerë.

Ndryshova Dros me Kasën. Ishim me 4-3-3. Ndryshova sepse Dros ishte kundër kohë, nuk kapi ritëm. Pastaj Kasa ishte më i zgjuar në këtë moment të vështirë mes linjave. Kjo ishte ideja pas minutës së 20-të.

Me 4-3-3 ose 4-2-3-1 jemi shumë mirë. Sot Lajthia bëri shumë mirë, para 3 ditëve ishte lojtar krahu ofensiv, sot më mbrojtës. Bëri sakrificë për skuadrën. Mendimi të vazhdojmë si ishim.

Do mbajmë presionin sepse ka qenë dhe kundër Shkodrës dy herë. Dhe sot është. Do e mbajmë. Për final four do presim pak, faza e katërt shumë e vështirë dhe çdo pikë ka vlera. Vjen Skënderbeu shumë shpejt, pas 3 ditësh. Do shikojmë çdo javë, pa eufori. Sot nuk kemi arritur asgjë, e gjitha e hapur. Do pushojmë dhe pastaj të përgatitemi për Skënderbeun.

Nuk jemi shumë mirë me dëmtimet. Lleshi është jashtë sepse është operuar, Hakaj pas 3-4-5 ditësh gati. Ibrahim është ndoshta jashtë dy javë. Karimi është gati pas 5 ditësh, situata nuk është shumë keq por nuk kemi 4-5 lojtarë”, u shpreh Gvozdenoviç për RTSH.

PANORAMASPORT.AL