Ndryshon trajneri i kombëtares U15, Eqerem Memushi merr drejtimin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 27, 2017 | 14:12

Ndryshon trajneri i kombëtares U15, Eqerem Memushi merr drejtimin

Federata Shqiptare e Futbollit ka zyrtarizuar ditën e sotme trajnerin e ri të kombëtares U-15. Do të jetë vlonjati Eqerem Memushi ai që do të drejtojë kombëtaren e moshës më të vogël, duke zënë kështu vendin e trajnerit të larguar, italianit Reçenti.

Memushi

“Panorama Sport” bëri me dije disa ditë më parë se pas largimit të Tramexanit, edhe Reçenti kishte dhënë dorëheqjen, edhe pse largimi i këtij të fundit nuk u bë kurrë zyrtar nga Federata deri më sot që u bë publik emërimi i trajnerit të ri.

Memushi ka shumë eksperiencë në futbollin shqiptar teksa ka qënë në drejtim të skuadrave si Flamurtari, Apolonia, Tomori dhe Bylis. Në drejtimin e Flamurtarit, ai ka fituar Kupën e Shqipërisë në vitin 2009.

Njoftimi i FSHF-së

“Presidenti i FSHF pas nje periudhe vleresimi te shume alternativave per vendin e Kombetares U-15 lene vakant pas largimit te italianit Recenti vendosi te emeroje ne krye te kesaj skuadre trajnerin EQEREM MEMUSHAJ, ish-trainer i Flamurtarit dhe shume skuadrave te tjera. Keshtu Memushaj eshte tani zyrtarisht ne komanden e ekipit kombetar U-15 dhe ploteson keshtu vendin vakant te deritanishem. Ne vijimesi Memushaj do te beje edhe prezantimin dhe objektivat e tij mbi bazen e nje strategjie te tij per kete grup-moshe ne nivel te ekipit kombetar qe do te drejtoje.”