Ndryshime në formacion nga ndeshja e Vlorës, si Partizani do i presë kampionët e Egnatias. Tetova ka dilema në mbrojtje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 25, 2025 | 9:40

Ndryshime në formacion nga ndeshja e Vlorës, si Partizani do i presë kampionët e Egnatias. Tetova ka dilema në mbrojtje

Oltijon Kërnaja e tregoi si e pëlqen rreshtimin e Partizani në Vlorë. Ndryshe nga se pritej, trajneri preferoi katër mbrojtës dhe jo pesë. Partizani u rreshtua me skemën 4-4-2, ndërsa Isgandarli dhe Skuka ndodheshin në majën e sulmit.

egnatia partizani

Tashmë Partizani do e ketë sfidën e radhës me Egnatian, ndërsa për Kërnajën është ndeshja e parë para tifozëve tek “Arena e Demave”. Nëse me Flamurtarin kishte risi si titullarë, Çipi, Da Silva dhe Doumbia, e njëjta gjë nuk pritet ndaj Egnatias. Partizani me shumë gjasa nuk do eksperimentojë, dhe do i besojë grupit që riktheu fitoren pas dy muajsh.

NDRYSHIM- I detyruar është ndryshimi në mbrojtje, pasi Mateo Çipi pësoi dëmtim të rëndë. Ky i fundit i la vendin Andi Janjevës në pjesën e parë kundër Flamurtarit, teksa lajmi i mirë është rikthimi i Marçelino Prekës. Kapiteni i Partizanit është i gatshëm për ta nisur nga fillimi përballë Egnatias. Kështu zëvendësuesi i Çipit tashmë i dihet. Qirko në portë dhe në mbrojtje krah Prekës, Sembene, Marku dhe Atanaskoski shikohen si zgjedhje të sigurta.

DILEMA- Partizani mund të ketë dilemë vetëm te katër lojtarët që rreshtohen para Isgandarlit dhe Skukes. Da Silva ishte zëvendësimi i dytë në Vlorë duke i lënë vendin Bintsukës. Kongolezi ose Garsia do të ishin zëvendësuesit e duhur. Partizani mund të kalojë edhe në skemën 4-3-3, pikërisht sipas ndryshimeve që mund të vijnë.

Screenshot 2025-10-25 093848

Screenshot 2025-10-25 093820

PANORAMASPORT.AL