Ndryshim për muajin mars në Superiore, rikthehet derbi në “Air Albania”. Tirana-Elbasani për herë të parë te…
Federata Shqiptare e Futbollit ka publikuar axhendën për ndeshjen e muajit mars në Superiore. Konkretisht do të luhen tri javë në total në kuadër të elitës së futbollit shqiptar.

Bie në sy ndryshimi i orarit, për ndeshjet që nuk luhen nën dritat e prozhektorëve. Nga ora 13:30 me të cilën ishim mësuar, pikërisht në 15:00. Në anën tjetër, sfida mes Tiranës dhe Elbasanit për herë të parë konfirmohet se do të luhet në stadiumin “Selman Stërmasi”. Stadiumi “Air Albania” është rezervuar nga Dinamo, që do të presë aty derbin me Partizanin një ditë më vonë.
Sfida e fundit që do të luhet përpara pushimit për shkak të Kombëtares, është e vlefshme për javën e 29-të mes Tiranës dhe Vorës. Ky takim pritet të luhet më 22 mars.
JAVA 27
8 mars(e diel)
Bylis – Vora, ora 15:00
Tirana – Elbasani, ora 15:00 (“Selman Stërmasi”)
Flamurtari – Vllaznia, ora 18:00
9 mars(e hënë)
Egnatia – Teuta, ora 19:00
Dinamo – Partizani, ora 19:00 (“Air Albania”)
JAVA 28
13 mars(e premte)
Egnatia – Vllaznia, ora 19:00
14 mars(e shtunë)
Tirana – Bylis, ora 15:00
Flamurtari – Elbasani, ora 18:00
15 mars(e diel)
Vora – Partizani, ora 15:00
Dinamo – Teuta, ora 18:00 (“Air Albania”)
JAVA 29
20 mars(e hënë)
Elbasani – Egnatia, ora 19:00
21 mars(e martë)
Bylis – Flamurtari, ora 15:00
Teuta – Partizani, ora 18:00
Vllaznia – Dinamo, ora 18:00
22 mars(e mërkurë)
Tirana – Vora, ora 15:00
PANORAMASPORT.AL













