“Ndaj Flamurtarit treguam madhështi”, Nuhiju beson fuqishëm te Tirana para Egnatias: Të motivuar për rezultat pozitiv

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 31, 2026 | 11:10

“Ndaj Flamurtarit treguam madhështi”, Nuhiju beson fuqishëm te Tirana para Egnatias: Të motivuar për rezultat pozitiv

Tiranën e pret një transfertë e vështirë nesër në Rrogozhinë. Bardheblutë do të përballen me kampionët në fuqi në orën 16:30 dhe në prag të kësaj sfide, trajneri Ardijan Nuhiju doli në konferencën e zakonshme për mediat. Ai u shpreh se ka besim te skuadra për një rezultat pozitiv pavarësisht se do të luajnë kundër Egnatias.

nuhiu

“E shoh skuadrën të motivuar, rezultati i fundit ka rritur moralin te grupi, presim një ndeshje të fortë dhe luftuar sepse kemi përballë një skuadër që vitet e fundit ka udhëhequr kampionatin, lëviz shumë mirë në fushë, kanë idetë e tyre. Për të gjitha këto besoj te karakteri i skuadrës sime, duhet të jemi të disiplinuar, kemi futbollistë kualitativ edhe në aspektin individual, jemi të motivuar, lojtarët të dalin te potenciali i tyre.

Nesër do të kemi mungesa të rëndësishme si Haxhiu ka një periudhë që na mungon, Ernest po ashtu, por kam besim te lojtarët që do të zbresin në fushë, kam besim për një performancë të mirë.

Është sfidë e re, ata po luajnë mirë pavarësisht që skanë marrë rezultatet, ne duhet të fokusohemi te loja e jona, të jemi shumë të disiplinuar, flitet për një skuadër që është bashkë prej një kohe, e dinë çfarë lëvizje duhet të bëjnë, besoj fuqishëm që mund të marrim më të mirën nga kjo sfidë.

Kërkoj vazhdimësi, jemi në rritje e sipër, skuadra po krijon identitet dhe organizim, rezultati është i rëndësishëm, besoj që do të bëjmë ndeshje të mirë, skuadra jonë nuk duhet të gabojë, besoj fuqishëm te kualiteti dhe te karakteri i grupit sepse po na e tregojnë nga ndeshja në ndeshje, edhe ndaj Flamurtarit ishim të ngarkuar nga aspekti emocional, por lojtarët treguan madhështi dhe karakter të fortë”, deklaroi Nuhiju.

PANORAMASPORT.AL