“Na gëzoi humbja e Bylisit”, Bellaj pas fitores së Vllaznisë: Nuk mund të them si të godasësh
Vora u mposht nga Vllaznia me rezultatin 1-0 në Vorë. Kjo është edhe humbja e parë në kampionat për vitin 2026, sa i përket ekipit të Bellajt. Ky i fundit tha fjalën e tij pas ndeshjes në Vorë.

“Unë nuk mund të them për asnjë krah, çunat që u futën dhe ato që nisën si titullarë dhe ato nga stoli, besoj ndihmuan ekipin. Dua t’i përgëzoj për shpirtin dhe lojën ndaj Vllaznisë, që është ekipi i parë dhe me meritë. Ekipi më në formë. Bëmë lojën tonë, u munduam të mbajmë në presing Vllazninë duke lejuar vetëm topat e gjatë te Balaj dhe Murataj. Kishte momente në pjesën e parë që duhet të shënonim. E humbëm disi ekuilibrin, që na shënuan edhe golin. Jam i pakënaqur vetëm nga goditjet standarde. Nuk sulmojmë topin. Ne presim topi të na vijë, në futboll po nuk e sulmove topin, po nuk e kërkove, të kesh grintë dhe besim nuk mund të shënosh. Kishim mundësitë për gol.
Kasalla? Kjo është nga problemet tona. Kasallën e heqim nga qendra që e duam pas sulmuesit të jetë më afër golit, por jemi të detyruar si anësor të majtë. Prenga nuk është 100% gati, kemi humbur titullarë që në fazën e parë. E kemi detyrim për Kasallën sepse na jep më shumë nga ai krah. Dobësojmë qendrën. Ky është problem që kemi, duke kaluar Kasallën majtas. Ne e bëjmë nga nevoja, jo se duam Kasallën majtas dhe jo në qendër. Është i nevojshëm këto momente majtas, prandaj e fusim. Është si anësor e majtë, besoj e bën më mirë se të gjithë lojtarët që kemi.
Në disavantazh, edhe ata që futen nga stoli nuk kanë cilësitë në mesfushë. Kishim problem te topat e dytë, Vllaznia na dilte gjithmonë. Vllaznia i ka lojtarët teknikisht dhe taktikisht, me cilësi. I zgjidh me Kallakun, Malën apo dikë tjetër. Për zgjatjen e ekipit, e dimë me ndërrime, kur humbasim, riskon më shumë dhe i jep prioritet sulmit, dobëson qendrën. Riskuam, prandaj u bë shumë i gjatë ekipi. Futëm lojtarë shtatlartë. Të gjithë që u futën, duhet të na ndihmonim. Provuam, por nuk ia arritëm prap.
Lajmi i humbjes së Bylisit? Të vetmet që na gëzojnë kur humbasim, e kemi sytë dhe veshët nga ekipet e tjera që të kemi këtë distancë. Nuk jemi ekip që nuk mund të qëndrojë në kategori. Thjesht kemi problemin e golit. Punojmë, por është pak instikt, nuk mund të them si ta godasësh brenda zonës, apo si ta godasësh me kokë”, u shpreh Bellaj për “RTSH”.
PANORAMASPORT.AL













