Postuar: Korrik 24, 2025 | 16:33
Mungesa më e rëndësishme e Dinamos në Europë, zbulohet çfarë ka ndodhur me Mandelën
Itodo Mandela është mungesa e rëndësishme e Dinamos në Europë. Sulmuesi nigerian nuk udhëtoi drejt Andorrës për sfidën që Dinamo po luan për turin e dytë të Ligës së Konferencës dhe shkak u bënë problemet me pasaportën.

Mandela ishte referenca për sulmin e sezonit të kaluar. 22-vjeçari shënoi 21 gola dhe asistoi 5 të tjerë në 33 paraqitje me Dinamon.
Pista nga Ukraina dhe Kroacia janë përfolur për të deri tani. Në rast shitje, Dinamo pritet të përfitojë shumë të majme nga Mandela.
PANORAMASPORT.AL













