Muçi i jashtëzakonshëm te Trabzonspori, gati të thyejë rekordin që vendosi te Tirana

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 8, 2026 | 12:25

Muçi i jashtëzakonshëm te Trabzonspori, gati të thyejë rekordin që vendosi te Tirana

Ernest Muçi po kalon një sezon të jashtëzakonshëm te Trabzonspori. Nga 24 nëntori është kryefjalë e klubit turk. Në më pak se tre muaj janë 12 gola dhe pesë asistime të regjistruar, si asnjëherë tjetër në karrierën e tij.

Screenshot 2026-02-08 122434

Muçi ndërkohë është në ndjekje të rekordit të tij personal, sa u përket golave në një sezon. Ishte edicioni 2019/20, kur u shfaq si ylli i ri i Superiores. Me Tiranën ia doli të shënojë 12 gola ku shtatë i përkisnin kampionatit dhe pesë të tjerë Kupës së Shqipërisë.

Tashmë është pranë thyerjes së këtij rekordi, ndërsa të gjithë gjasat janë që të ndodhë shumë shpejt. Muçi numëron nëntë gola në kampionat dhe tre të tjerë në Kupën e Turqisë me Trabzonsporin.

24-vjeçari po kalon kështu sezonin më të mirë në karrierë, edhe pse vetëm i huazuar. Te Trabzonspori shikohet si basti i fituar i trajnerit Fatih Teke.

EMANUEL LOCI-PANORAMASPORT.AL